Xhaçka ministre e Jashtme, Pompeo: Partnere e fortë, të zgjerojmë lidhjet SHBA-Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka përgëzuar Olta Xhaçkën në postin e ri si Ministre e Punëve të Jashtme. Pompeo thotë se Xhaçka ka qenë një partnere e fortë në drejtimin e dikasterit të Mbrojtjes ndërsa shton se shpreson të punojë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri teksa kjo e fundit shkon drejt Bashkimit Europian.

“Me kënaqësi të dëgjoj njoftimin e Olta Xhacka si Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partnere e fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE”, shkruan Pompeo.

Një ditë më parë kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi dorëheqjen e Gent Cakaj si ministër në detyrë për Punët e Jashtme dhe rrjedhimisht edhe vetë largimin e tij nga ky post për t’i lënë vendin Xhaçkës. Kjo e fundit u zëvendësua në ministrinë e Mbrojtjes nga Niko Peleshi.

l.m/Fajla.al

Të fundit

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

11 mijë nxënës më pak në shkolla/ Shkak emigrimi dhe tendenca për vetëm një fëmijë

Sistemi arsimor parauniversitar po pëson tkurrje të fortë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se rreth 11 mijë fëmijë munguan vitin shkollor që...

Dy pleq që po tallen me botën

Nga Martin Leka Me shpresë se do të ndalej lufta në Ukraine, me shpresë se do të ndalej vrasja e fëmijëve, burrave e grave të...

Pse nuk sollën vota deputetët e PD-së që erdhën nga Lulzim Basha?

Nga Ylli Pata Tani me mbarimin e numërimit të votave të 11 majit është e qartë më shumë panorama elektorale në vend. Partia Socialiste mori...

Lajme të tjera

Web TV