Krim në familje, vriten dy motrat në Tiranë. Arrestohet autori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Dy motra, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, janë vrarë nga 59-vjeçari Përparim Ademi.

Policia në një njoftim për mediat sqaron se Ademi ka qëlluar me automatik dy motrat pas një konflikti që kishte pasur me njërën prej tyre. 59-vjeçari ishte i martuar me një grua tjetër me të cilën kishte dhe fëmijë, por prej vitesh kishte një lidhje jashtë martesore me Kristina Bardhin.

Pikërisht lidhja e tyre duket se është shkaku për këtë krim të rëndë. Ademi mësohet se ka debatuar me Bardhin, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar që të ndahej.

59-vjeçari gjatë një konflikti të çastit ka vrarë bashkëjetuesen dhe motrën e saj, ka qëlluar drejt tyre disa herë me automatik duke i lënë të vdekura. Por Ademi dhe Bardhi kishin dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, 13 dhe 15 vjeç, të cilët kanë parë të gjithë krimin.

Nga ana tjetër drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj në një deklaratë për mediat bëri me dije se Ademi kishte lënë armën në banesë dhe ishte larguar në këmbë.

Jaupaj shtoi se forca të shumta policie janë në zonë dhe po punojnë për kapjen e 59-vjeçarit. Pak minuta pas kësaj deklarate, Përparim Ademi është vënë në prangat e policisë dhe ka nisur marrja e tij në pyetje.

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV