Manastirliu me ekipin mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”: Mirënjohje për sakrificën tuaj (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë uron mjekët, infermierët që janë në shërbim natën e ndërrimit të viteve dhe pacientët që nuk do të mund të festojnë me familjarët e tyre

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në orët e fundit të vitit, ka takuar ekipin mjekësor të spitalit Covid2 “Shefqet Ndroqi”, duke u shprehur mirënjohjen për sakrificën dhe profesionalizmin në një vit të vështirë si ky që mbyllet sot.

Bashkë me urimet për një vit të mbarë, t’ju transmetoja gjithë falenderimet, respektin dhe mirënjohjen për punën, sakrificën, profesionalizmin edhe çdo gjë që ju keni dhënë në këtë kohë shumë të vështirë, në këtë vit të vështirë”, tha Manastirliu.

Duke uruar gjithë ekipet mjekësore, Manastirliu tha se ato do të jenë në gatishmëri për të shërbyer në këtë natë.

E di që sot nuk do të jetë e mundur që të festoni pranë familjeve tuaja, sepse do të jeni duke shërbyer për pacientët këtu. Ashtu sikurse gjithë personeli ynë shëndetësor që do të jetë në shërbim këtë natë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë uroi nga spitali “Shefqet Ndroqi” pacientët që në këtë natë të ndërrimit të viteve nuk do të kenë mundësi të jenë pranë familjeve të tyre.

Një urim për të gjithë ata pacientë që nuk do të mund të festojnë me familjen e tyre sonte. Me zemër të gjithë do të jemi së bashku, duke uruar më të mirën për vitin që ne na pret”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

Të fundit

Rama reagon pas lirimit të hapësirave në Vlorë: Një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të tjera nga Vlora, ku shihet lirimi i hapësirave publike, kryesisht në Lungomare...

‘Gjuetia’ ndaj emigrantëve, SHBA i kërkon autoriteteve 3 mijë arrestime në ditë

“Tremijë arrestime në ditë”. Është Stephen Miller, nënkryetar i stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe ideologu kryesor i politikave të imigracionit të Trumpit, ai që...

Djali i “El Chapo” pranon fajësinë në SHBA, do të dënohet më pak se babai i tij

Një nga djemtë e narkobosit meksikan, Joaquin “El Chapo” Guzman, bashkëthemelues i kartelit Sinaloa, Ovidio Guzman Lopez, ka pranuar fajësinë para një gjykate amerikane,...

BE dhe SHBA në prag të përçarjes tregtare/ Tarifat e Trump shkaktojnë krizë

Evropa po pret letrën e re të Donald Trump në lidhje me përditësimin e tarifave, ndërsa Brukseli po përgatitet të propozojë vendosjen e një...

BE ‘godet’ konsumatorët e duhanit/Rritje e madhe taksash për cigaret në të gjithë unionin

Bashkimi Evropian po përgatit një goditje fiskale të paprecedentë ndaj duhanit. Akcizat do të rriten me mbi 1,000%, taksa të reja mbi cigaret elektronike dhe...

Lajme të tjera

Web TV