Supa e Vitit të Ri, receta e lehtë që nuk duhet t’i mungojë sonte tryezës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thjerrëzat simbolizojnë begatinë dhe pasurinë ndaj dhe në shumë kultura të ndryshme në mbarë botën, amvisat kujdesen që në ditët e para të vitit të ri të përgatisin një supë me përbërësin kryesor thjerrëzat.

E ngrohtë, e shijshme, kjo është një pjatë fantastike, e cila falë ushqyesve që ka plotëson në mënyrë perfekte normën ditore të organizmit për fibra, hekur dhe proteina.

Thjerrëzat janë një burim i shëndetshëm karbohidratesh, një ushqyes makro të cilin organizmi e transformon në glukozë dhe më pas në energji.

Më poshtë, AgroWeb.org ju sjell recetën fantastike të kësaj supe të thjeshtë dhe të shijshme, e cila përgatitet posaçërisht ditët e para të vitit.

Përgatitja e thjerrëzave në shtëpi

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

2 filxhanë çaji me thjerrëza

1 filxhan kafeje me vaj ulliri

1 lugë kafe miell

1 karrotë

Spec djegës

1 thelpi hudhër

Gjysmë filxhan çaji me arra të thërrmuara

Uthull sipas dëshirës

Majdanoz

Përgatitja

Thjerrëzat pastrohen, lahen, u hidhet kripë dhe vendosen të zjejnë bashkë me karrotën e grira hollë.

Në një enë me vaj ulliri, kaurdiset pak miell, shtohet pak spec i kuq djegës, hudhrën e shtypur, arrat e thërmuarra dhe uthull.

Salca e përgatitur u hidhet thjerrëzave që kanë zier.

Kjo është një nga mënyrat e supës së vitit të ri me thjerrëza. Por mund t’i përgatisni edhe ndryshe.

Vihen në zjarr me qepë, karrota të prera në kubikë të vegjël, pak vaj ulliri dhe në fund u hidhet pjesa tjetër e vajit të ullirit, arrat e thërrmuara, hudhrat e shtypura dhe majdanoz i grirë hollë.

Për ta trashur pak lëngun mund të hidhet edhe një kokërr patate e cila, pasi zjen shtypet.

Vlerat Shëndetësore

Supa me thjerrëza është një burim i mirë proteinash dhe fibre. Çdo racion i kësaj supe përmban 11.1 gramë fibër që plotëson një pjesë të rëndësishme të dozës prej 25-38 gramë të fibrës që duhet të konsumoni çdo ditë.

Lexo edhe :  Taylor Swift humb kurorën e miliarderes më të re, ja nga kush rrëmbehet!

Fibra i bën mirë sistemit tretës dhe zorrëve, duke parandaluar diarenë, konstipacionin dhe sëmundje të tjera të aparatit tretës.

Një racion me supë me thjerrëza plotëson pothuaj të gjithë nevojën tuaj ditore për hekur.

Të fundit

Naomi Campbell: Jam shumë e vjetër për “Met Gala”

Modelja Naomi Campbell ka sugjeruar se nuk do të marrë pjesë në mbrëmjen më të rëndësishme të botë së...

Berisha u kërkoi të heshtnin për kontratën 6 mln USD, Bujar Leskaj thyen ‘urdhrin

Deputeti opozitar, Bujar Leksaj ka thyer urdhrin e kreut të PD, Sali Berishës për të komentuar mbi kontratën e lobimit prej 6 mln dollarësh...

Shkencëtarët krijojnë një aplikacion për zbulimin e hershëm të kancerit të mushkërive

Shkencëtarët turq kanë zhvilluar një aplikacion të mbështetur nga inteligjenca artificiale, i projektuar për të zbuluar kancerin e mushkërive në një fazë të hershme...

“Të fortët dominojnë, të dobëtit pranojnë fatin e tyre”/ Si e ka ndryshuar Trump Amerikën

Njëqind ditë më parë, Amerika kryesoi një rend botëror që e kishte krijuar vetë. Ai rend ishte hartuar për të siguruar dominimin e SHBA-së...

KQZ teston sot pajisjet e votimit elektronik/Ja si duhet të veprojnë zgjedhësit në 11 maj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të testojë sot pajisjet PEVN, të cilët shërbejnë për votimin dhe numërimin elektronik të votave në zgjedhjet parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV