Parku Kombëtar i Valbonës 5-së ditë pa drita, rrezikohen bizneset dhe turizmi malor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e dendura të dëborës të mërkurën në darkë kanë krijuar probleme serioze në Parkun Kombëtar të Valbonës, në rrethin e Tropojës.

Burime për Fjala.al thanë se kjo zonë turistike prej disa ditësh është pa energji elektrike, për shkakun se dëbora ka rrëzuar shtyllat dhe ka këputur linjat e energjisë, duke krijuar probleme të theksuara për mbarëvajtjen e turizmit në zonë.

Të njëjtat burime treguan se kjo është një gjendje shqetësuese për biznesin agro-kulturor dhe malor në zonë, pasi mungon një strategji afatgjatë për përmirësimin e qëndrueshëm të infrastrukturës në muajt e dimrit.

 

Mësohet se Valbona në këtë sezon është një destinacion turistik i frekuentuar nga turistët, por siç duket mungesa e energjisë elektrike dhe indiferenca e autoriteteve lokale dhe qëndrore e ka vështirësuar jo vetëm klimën e biznesit në zonë, por edhe jetën e banorëve të kësaj krahine.

Kujtojmë se dy ditë më parë Fjala.al denoncoi faktin se prej tre ditësh Parku Kombëtar i Valbonës ishte pa energji elektrike, ndërsa banorët shprehnin shqetësimin serioz për falimentim të aktivitetit të tyre ekonomik.

Kujtojmë se Parku Kombëtar i Valbonës u mbulua nga dëbora në ditët e para të dhjetorit, duke ofruar një peizazh mahnitës jo vetëm për turistët vendas, por edhe ata pak të huaj që arritën të vizitojnë vendin tonë./Fjala.al/

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV