Lëkura e ashpër nga i ftohti, kur është e rrezikshme dhe si ta trajtoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dimri është ulur këmbëkryq dhe nuk po ikën, duke u shoqëruar me temperatura të ftohta dhe ngrica. Me këto temperatura, është e udhës që çdo njeri të informohet për simptomat e morthit, një problem që prek shumë njerëz që ekspozohen ndaj temperaturave të ulëta. Në këtë artikull do të mësoni për identifikimin e simptomave që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Skuqje dhe Pezmatim i Lëkurës

Morthi zakonisht prek gishtat e duarve, këmbës, hundën, veshët, faqet dhe mjekrën. Nëse një prej syresh skuqet ose pezmatohet, atëherë kjo është një fazë fillestare e morthit. Në këtë fazë dëmi në lëkurë nuk është i përhershëm por shenjat tregojnë që duhet të ngroheni sa më parë.

Ndjesia e Shpimit dhe Pickimit

Në fazën e dytë, lëkura e ekspozuar ndaj të ftohtit mpihet. Ajo kruhet, djeg ose përçon ndjesinë e pickimit. Kini kujdes me ngjyrën dhe paraqitjen e lëkurës sepse mpirja vështirëson identifikimin e morthit.

Ashpërsim i Lëkurës

Ekspozimi i tejzgjatur ndaj temperaturave e ashpërson lëkurën duke dëmtuar indet në thellësi të saj. Zona e dëmtuar mund të shkëlqejë e të duket si prej dylli, shkruan ‘AgroWeb’. Kërkoni menjëherë ndihmë tek mjeku sepse ekspozimi i mëtejshëm do të dëmtojë lëkurën pa asnjë shans rekuperimi.

Si Të Ngroheni Në Mënyrën e Duhur

Zonat e prekura nga morthi duhen mbajtur në ujë të ngrohtë për 30 minuta ose të mbështillen me një napë të lagur në ujë të ngrohtë.

Temperatura e ujit mund të mos dallohet si pasojë e mpirjes

Ndaj kërkoni ndihmë tek dikush tjetër për të kuptuar nëse uji ka temperaturën e duhur. Pas qëndrimit të duarve apo këmbëve në ujë të ngrohtë, ju do të keni ndjeshmëri në gjymtyrë si pasojë e qarkullimit të rregulluar të gjakut.

Lexo edhe :  Anna Wintour kaloi dekada duke diktuar pamjen e të pasurve. Pastaj erdhi Lauren

Si Të Parandaloni Morthin

Vishuni ngrohtë dhe me rroba të trasha dhe mbrohuni nga koka tek këmbët. Dehidratimi rrit rrezikun e morthit ndaj pini ujë përpara se të dilni jashtë shtëpisë. Ushqehuni mirë përpara se të dilni në të ftohtë dhe mos pini alkool. Nëse keni qëndruar jashtë në të ftohtë për shumë kohë, sigurohuni që ta mbani trupin në lëvizje. Lëvizni por mos e teproni sepse duhet të ruani energjitë për t’u përballur me të ftohtin.

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV