Sa pritet të zgjasë pandemia? Mjeku i njohur Kalo: Pas 2-3 javësh mund të kemi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur dhe më përvojë në sëmundjet infektive, Tritan Kalo thotë që pandemia e shkaktuar nga Covid pritet të zgjasë deri në 2 vjet.

Mjeku i njohur deklaroi gjatë një interviste në Faxnews se në javën e tretë të Janarit pritet që të kemi një shtim të rasteve me Covid, duke qenë se në periudhat e festave janë shtuar më shumë kontaktet mes qytetarëve.

Unë kam rret 40 vite që punoj në spital, dhe kam përjetuar shumë epidemi, por jo pandemi të kësaj shkalle. Është një pandemi e cilva na zbulon shumë enigma me të cilat ne nuk jemi ndeshur më parë. Mjekët infeksionistë ndeshen me frikën dhe me rrezikun e infektimit në çdo sekondë të punës së tyre, frika është pak relative, pasi ne jemi ndeshur me shumë sëmundje të tjera. Jemi bërë shumë këmbëngulës në punën tonë, pasi kishim të bënim me një sëmundje të panjohur.

E rëndësishme është që në këtë periudhë ne kemi një ulje të rasteve dhe të shtrimeve në spital, por kjo është relative, pasi për shkak të shtimit të kontakteve, mund të ketë një rritje të rasteve sërish në javën e dytë dhe të tretë të Janarit. Vaksinimi do të bëjë që të ketë një këputje të zinxhirit të infektimeve, për shkak se ata që marrin dozat krijojnë imunitet.

Po të nisemi nga gripi spanjoll, pandemitë e kësaj natyre zgjasin nga 18 deri në 24 muaj, infeksioni nga sars cov mund të zgjasë përjetë, por mund të ketë shfaqje të tyre në vatra të vogla. Unë i përmbahem, principit të 18-24 muajve”, u shpreh Kalo.

Lexo edhe :  "Armik!" Endri Shabani i kthen përgjigje Lapajt

Sa i takon studimit të Akademisë së Shkencave se 50% e qytetarëve në Tiranë e kanë kaluar Covidin, Kalo tha se të arrish në përfundime të sakta, duhet të ketë një kampion më të madh studimi.

Është një studim që hap rrugën për studime të tjera, duhej që në popullsinë që kishte Tirana të kishte një kampion prej 5 mijë qytetarësh të shtrirë në të gjithë vendin”, tha Kalo, ndërsa për vaksinën tha se ajo do të stimulojë imunitetin e popullatës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

Drejtoria e Tatimeve bën me dije se në 3 ditë inspektimesh, kanë sekuestruar 20 ton mallra. "Vazhdon me intensitet aksioni...

Kishin zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike/ Procedohen penalisht tre persona

Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Lirohen hapësira të...

2014 – Rrëzimi tragjik i Fluturimit MH17 mbi Ukrainë

Më 17 korrik 2014, Fluturimi 17 i Malaysia Airlines, një avion civil i tipit Boeing 777, u rrëzua mbi territorin lindor të Ukrainës, pranë...

Meta kërkon lirinë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Mbahet sot në Apelin e Posaçëm seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata...

E gjithë godina e “përpirë” nga flakët, pamje nga tragjedia me 50 viktima në Irak

Një zjarr shkatërrues përfshiu një ndërtesë tregtare shumëkatëshe në qytetin lindor të Irakut, Kut, duke lënë pas rreth 50 viktima dhe të plagosur, sipas...

Lajme të tjera

Web TV