Britania fillon vaksinimin e popullsisë me vaksinën Oxford/Astrazeneca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania filloi sot vaksinimin e popullsisë së saj me vaksinën e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca, duke filluar me të moshuarit dhe personat më në rrezik, ndërsa një rritje e re e rasteve me Covid-19 kërcënon të mbingarkojë spitalet.

Britania e quajti një “triumf” shkencor administrimin e vaksinës së AstraZeneca-s sot tek 82 vjeçari Brian Pinker, pacient me dializë, që u bë personi i parë që mori vaksinën pas provave klinike.

“Jam shumë i kënaqur që po marr vaksinën për COVID-19 sot dhe jam me të vërtetë krenar që ajo është krijuar nga Oksfordi,” tha zoti Pinker pas marrjes së vaksinës vetëm disa qindra metra larg vendit ku ajo u krijua.

Më pak se një muaj më parë Britania u bë vendi i parë që filloi përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.

E gjashta në botë për nga numri i vdekjeve me Covid-19 dhe një nga vendet më të goditura nga kriza ekonomike që ka shkaktuar pandemia, Britania po përballet me një shtim të rasteve të reja ditore të nxitura nga një variant i ri i virusit.

Megjithë shqetësimin e shprehur nga disa mjekë dhe shkencëtarë, Londra po i jep përparësi dhënies së dozës së parë të një vaksine tek sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, duke mos pritur për të siguruar dozat e dyta.

Shfaqja e një varianti të ri të koronavirusit po e komplikon përgjigjen ndaj COVID-19 dhe mund të detyrojnë vendosjen e kufizimeve të reja kombëtare.

Duke vizituar sot një spital të Londrës, kryeministri Boris Johnson tha se kufizimet e reja ishin të pashmangshme.

“Nëse shikoni shifrat, nuk ka dyshim që do të duhet të marrim masa më të ashpra. Ne do t’i shpallim ato në kohën e duhur,” tha kryeministri Johnson.

Lexo edhe :  Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Qeveria britanike ka siguruar 100 milionë doza të vaksinës Oxford / AstraZeneca të cilat mund të ruhen në temperatura nga dy deri në tetë grade Celsius.

Vaksina e krijuar nga AstraZeneca dhe universiteti i Oksfordit shihet si veçanërisht e rëndësishme për të luftuar pandeminë në botën në zhvillim, pasi është më e lirë dhe më e lehtë për t’u shpërndarë./voa

Të fundit

Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm

Mediat italiane raportojnë se Milan dhe Juventus po diskutojnë për një shkëmbim të bujshëm mes tyre, që do t’i...

Zv/kryeminstri i Malit të Zi kërcënon Presidentin

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka kërcënuar presidentin Jakov Milatoviç, pasi ky i fundit nuk dekretoi ligjin për tatimin mbi pasurinë e...

“Ma këpute shpirtin”, fjalët e babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën teksa ishte në vendin e...

Plagosja te Fresku, i riu vrapon me armë në dorë pas atentatit

Ky është momenti kur Klejvis Caka, 26 vjeç largohet me vrap pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut...

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Ndërsa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të përshkallëzohet, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në një postim në Telegram se janë duke punuar për...

Lajme të tjera

Web TV