Rama inspekton Lungomare+: Merr formë një hapësirë publike turistike me 5 yje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Lungomare+ të Vlorës, e cila po merr formë me një plazh të ri të kombinuar urban dhe natyral.

Rama thotë se në këtë projekt është parashikuar 1 kilometër plazh, urban dhe natyral, pishinë olimpike e pishina e fëmijëve, parkingu nëntokësore, shëtitore me pisha, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje.

Po merr formë Lungomare+ me 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral, pishinën olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësore, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje”, thotë Rama.

Kryebashkiaku Dritan Leli i cili po i tregonte punimet Ramës ka thënë se Lungomare+ ka një lloj standardi me 5 yje, duke e krahasuar me plazhet në Karaibe.

Këtu është fillimi i pjesës së re të investimit. Është Lungomare 2. Është 1 km. Shëtitorja thuajse ka përfunduar në 95% të saj. Kanë nisur të mbuillen pishat e reja. Do vazhdojë deri në fund fare ku e gjithë shëtitorja do të jetë e mbuluar me pisha. Ka funksionuar shumë mirë sistemimi i plazhit, me pjesën dekorative me atë natyrale.

Kemi rreth 6 mijë metra katrore plazhe të krijuara, pavarësisht se në disa raste njerëzit ankohen; jo s’do kemi më plazhe, por beton’. S’ka pasur asnjë standard të tillë plazhe publike. Standard plazhi me 5 yje. U tha se plazhi do të mbushej nga inertet, por shikoni si është bërë. Plazhi është kthyer si në Karaibe”, tha Leli./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tragjedia ajrore në Indi, hetuesit gjejnë një regjistrues zëri në kabinën e pilotit

Pesë ditë pas tragjedisë ajrore të ndodhur në Indi, hetuesit kanë gjetur regjistruesin e zërit në kabinën e pilotit (CVR). Ky...

Xabi Alonso “karikon” Realin para sfidës me Al Hilal: Dua Botërorin për Klube

Xabi Alonso do të debutojë në krye të Real Madrid, të mërkurën, në Botërorin për Klube, ndaj Al Hilal të Simone Inzaghi-t. Ish trajneri...

Dasma e Soros, simbol i një epoke të mbyllur në vetvete

Nga Fejzo Subashi Dasma e Aleks Soros dhe Huma Abedin , e cila mori shumë vëmëndje në këtë fundjavë, nuk ishte thjesht një bashkim privat...

Vallja dhe kënga shqiptare ndezin festat konsullore në Lyon të Francës

Nga Mentor Hoxha, Francë Fundjava në Lyon të Francës shënoi fillimin dhe mbarimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij qyteti. Më...

U mposht thellë nga PSG, Simeone “kapet” me merkaton: Luis Enrique u fuqizua në janar

Atletiko Madrid u mposht me shifrat e thella 0-4 nga PSG-ja në ndeshjen e parë në Botërorin e Klubeve.  Në fund të sfidës, trajneri Diego Simeone, shprehu...

Lajme të tjera

Web TV