“E dija për lidhjen e tyre”, zbardhet dëshmia e gruas së 59-vjeçarit që vrau dy motrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëshortja e Përparim Tela, (Ademit) ka qenë në dijeni të lidhjes intime që burri i saj kishte me Zhaneta Metanin prej kohësh, por nuk kishte dalë kundër saj pasi donte lumturinë e tij.

Në dosjen e Prokurorisë që ka siguruar Panorama.al, ndër të tjera, është zbardhur edhe dëshmia e Vjollca Tela, bashkëshortja e autorit të vrasjes së dy motrave në zonën e Astirit, në vigjilje të ndërrimit të viteve.

Siç thuhet në dosjen e Prokurorisë, burri i Vjollcës, Përparimi, që prej një periudhe rreth 20 vjetësh është njohur me Zhaneta Metani dhe kanë pasur lidhje intime bashkë.

“Ajo e ka marrë vesh për këtë lidhje dhe nuk ka ndërhyrë për ta prishur pasi e donte burrin dhe për të mbajtur familjen të bashkuar. Duke parë që burri shkonte mirë me Zhanetën ka menduar që të krijojë dalje familjare me të në mënyrë të tillë që edhe burri të ishte i kënaqur dhe familja ime të mos prishej”.

Madje gruaja e autorit ka deklaruar se ata kanë krijuar marrëdhënie aq të mira me familjen e Zhanetës sa që kanë shkuar familjarisht në plazh me të, kanë bërë pushime në Pogradec, në Greqi dhe disa vende të tjera.

Zhaneta ka fjetur bashkë me djalin e saj me muaj në familjen e tyre dhe ajo e ka pritur dhe përcjellë atë si mos më mirë. Nuk i ka ndërhyrë asnjëherë bashkëshortit se sa herë shkonte me Zhanetën apo hynte dhe dilte në banesën e saj”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Dita e krimit

Ndërkohë sa i takon ditës kur ndodhi krimi, Vjollca Tela tregon se Përparimi ka qenë i mërzitur dhe shkakun ia ka treguar dhe gruas.

Lexo edhe :  Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë në Shëngjin anija me 30 emigrantë

Tradhtia e Zhanetës, duket se ka qenë shkaku që çoi 59-vjeçarin drejt aktit ekstrem.

Ndërsa Vjollca tregon dhe se e mori vesh vrasjen nga djali i mitur i Zhanetës.

“Para dy ditësh e ka parë Përparimin shumë të mërzitur dhe e ka pyetur se cfarë problem kishte që ishte i mërzitur dhe ai kishte treguar që Zhaneta e kishte tradhëtuar.

Ajo i ka thënë le të tradhtoj pasi në fund të fundit e ka të dashur, por ai i mërzitur i ka thënë se do largoheshin.

Bisedën me burrin e ka dëgjuar dhe djali i tyre i ka thënë bashkëshortit që të mos largohej ku djali i tyre ka qëndruar në banesë

Në datën 31, ajo deklaroi se është zgjuar nga gjumi në mëngjes dhe ku ka parë bashkëshortin në shtëpi i cili ishte i shqetësuar për shkak të Zhanetës.

Ndërkohë pasi ka bërë punët e shtëpisë, ka dalë për të bërë Pazar dhe në kohën kur është kthyer në banesë Përparimin nuk e ka gjetur në shtëpi.

E shqetësuar në lidhje me këtë fakt ka marrë në telefon Zhanetën ku është përgjigjur duke qarë djali i Zhanetës, Anxhelo i cili ka treguar se Përparimi kishte ardhur në shtëpinë e tyre dhe kishte vrarë mamanë dhe më pas e ka mbyllur.

Ajo ka dalë nga banesa dhe është nisur në drejtim të shtëpisë së Zhanetës por atje ishte policia dhe ka ikur”.

Të fundit

Pas Alimehmetit dhe Hoxhës, një tjetër kandidate e PD kërkon rinumërimin e votave

Kandidatja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka kërkuar rinumërim ose rivlerësim të votave për qarkun e Tiranës. Ajo thotë...

I prenotuan të këndonin në një lokal/Si u vra grupi muzikor nga karteli kriminal meksikan

Dhuna e përhershme e bandave kriminale në Meksikë ka marrë një tjetër jetë tragjike – atë të pesë anëtarëve të grupit muzikor Fugitivo, të...

Ofertë tunduese nga Siti, Igli Tare thyen rekordin e vendosur nga Kaka te Milani

Tizhani Reijnders është objektivi kryesor i Mançester Sitit në këtë merkato. Te Milani nuk do të heqin dorë lehtë, ndërsa është bërë oferta e dytë...

Nëse e mbani furçën e dhëmbëve në tualet, po bëni një gabim të madh

Mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë nuk është ndoshta ideja më e mirë, pasi furça juaj e dhëmbëve mund të mbulohet me të...

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, vezët rezultuan të kontaminuara me salmonelë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.1 të Gramshit ka ardhur për shkak të vezës së kontaminuar me salmonelë. Analizat iu morën 72 personave, 53 fëmijëve...

Lajme të tjera

Web TV