Peleshi flet si ministër i Mbrojtjes: Do kryej detyrën me atdhedashuri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Niko Peleshi tashmë është zyrtarisht ministër i Mbrojtjes, pas ceremonisë solemne të mbajtur, ku Olta Xhaçka i dorëzoi detyrën e re ish-zv. kryeministrit.

Peleshi, në fjalën e tij përpara ushtarakëve të lartë, deklaroi se do të kryej detyrën e tij me atdhedashuri, kurse shtoi se ai dhe ekipi i tij do të punojnë për të ardhmen e Shqipërisë sa më pranë BE-së dhe NATO-s.

“E nderuar ministre , e dashur Olta. Të nderuar gjeneralë dhe deputetë, atashe, të ftuar e pjesëmarrës. Detyra e ministrit të Mbrojtjes është që t’i kontribuosh paqes, të promovosh lirinë, të përmbushësh detyrimet që kemi si vend aleat i NATO-s.

Do ta kryej këtë detyrë me atdhedashuri. Përshëndes djemtë dhe gratë e Forcave të Armatosura. Ju keni treguar se keni aftësi, të denjë për një anëtar të NATO-s. Sot përulem para ushtarakëve që ranë në misionet tona paqeeruajtëse, ne jemi përkrah aleatëve, sidomos SHBA-ve”, tha Peleshi.

Niko Peleshi vlerësoi punën e kryer nga zonja Xhaçka në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, duke shtuar se do të bëjë gjithçka të afrojë Shqipërinë sa më pranë NATO-s dhe aleatëve të saj strategjikë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV