Mjeku Dasho: Ja kur mund të themi se Shqipëria e ka mundur Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2021 për shqiptarët nisi me një lajm të shumëpritur, atë të mbërritjes së vaksinave anti-covid në javën e tretë të janarit.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama që njoftoi se Shqipëria ka arritur një marrëveshje me Pzifer/Biontech për 500 mijë dozat e para, ndërkohë që në javën e tretë të janarit pritet të vijë një kontigjent prej 10.700 dozash.

Por ashtu si është deklaruar edhe më parë vaksina e Pfizer edhe pse ka një efektshmëri shumë të lartë deri në 95%, ka një vështirësi në transportim dhe menaxhim deri në implementimin e saj.

Në një lidhje “Skype” për “Wake Up” nga Gjermania, mjeku Erion Dasho theksoi se kur mund të quhet se problemi i Covid-19 është drejt zgjidhjes.

Ne mund të themi që e kemi mundur të keqen kur të nisë vaksinimi dhe kur vaksinimi të ketë arritur të paktën në grupet në risk, ashtu siç po bën këto ditë Izraeli.

Në momentet që ne të kemi të vaksinuar grupet në risk, që janë personeli mjekësor, personat e prekur nga sëmundje kronike, personat mbi 65-vjeç, ne mund të themi që jemi relativisht më të sigurt dhe ky grup popullate vlerësohet qindra-mijëra qytetarë.

Pra, nëse do të kemi të imunizuar qindra-mijëra qytetarë nga këto grupe risku, atëherë mund ta themi me plot gojën që problemi i Covid-19 është futur në rrugëzgjidhjen përfundimtare edhe në Shqipëri”, theksoi Dasho./Fjala.al

Të fundit

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

Nga Ben Blushi Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk...

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në  Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të cilët kishin shkuar...

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e ujërave në oqeane dhe të...

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç...

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më të përgjakshme të skllevërve në...

Lajme të tjera

Web TV