Nga sot ndryshon “ora policore”, ja kur nis ndalim-qarkullimi

Nga sot i rikthehemi rregullave të vjetra dhe ora policore do të fillojë në 22:00, siç ka qenë para datës 24 dhjetor dhe jo më në 20:30.

Të gjithë ata që shkelin orën policore, gjobiten sipas aktit Normativ që është në fuqi.

Nisur nga ky kufizim i lëvizjes së qytetarëve, edhe baret dhe restorantet, të konsideruara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve si një vatër e rrezikshme e përhapjes së infeksionit, do të hapen në orën 06:00-22:00.

Ndërkaq kujtojmë se një tjetër vendim ishte dhe fillimi shkollës më 11 janar pas festave të fundvitit.

Ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije sa i përket çerdheve dhe kopshteve nuk ka një parashikim për kufizimin e datave të hapjes dhe do jetë si vitet e tjera.

Më 24 dhjetor u mbyllën dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar. Ndërsa universitetet rinisin mësimin online ditën e sotme (5 janar)./Bl.Ba/Fjala.al