22 shoferë të arrestuar dhe 153 patenta të pezulluara në ditët e para të vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia njofton se gjatë 6 ditëve të para të këtij viti janë arrestuar 22 drejtues mjetesh, janë pezulluar 153 leje drejtimi dhe janë vendosur 3290 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Zbatimi i planit të masave ka filluar që në datën 4 janar 2021 dhe do vazhdojë edhe përgjatë muajve në vijim. Për të parë nga afër zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e masave, Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore Edmond Tarkaj ka inspektuar gjatë dy ditëve të imolementimimt të këtij plani, disa nga pikat e monitorimit me radar të akseve kryesore nacionale, si dhe të monitorimit të qarkullimit në brendësi të qyteteve ku shërbimet e Policisë Rrugore përdorin alkooltestues dhe kamerat e vendosura në makinat e Policisë Rrugore që shërbejnë për evidentimin shkeljeve te ndryshme rrugore.

Tarkaj, gjatë një prononcimi ka theksuar “Ky plan masash konsiston në përdorimin e bazës logjistike si radarë, kamera, dragera dhe tableta, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Viti 2020 shënoi rritje të parametrave të sigurisë rrugore me 270 aksidente më pak se në vitin 2019, gjë që ka ardhur si rezultat i përkushtimit të punonjësve të Policisë Rrugore dhe strukturave të tjera të Policisë.

Njëkohësisht, Drejtori i Policisë Rrugore ka apeluar për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos të përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjithashtu, drejtuesit e motomjeteve dhe biçiklistët të ndriçojnë me sinjale të dallueshme biçikletat dhe motomjetet gjatë qarkullimit në kushtet e errësirës.

Lexo edhe :  Protesta e Rithemelimit para bashkisë, policia ndalon dy persona me lëndë piroteknike

Tarkaj ka ftuar qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë 6 ditëve të para të këtij viti në të gjithë vendin janë arrestuar 22 drejtues mjetesh, 12 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 112 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 41 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 435 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 393 për përdorim celulari, 737 për parakalime të gabuara, 145 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 36 për kontroll teknik, 35 për shkelje të semaforit, 956 për parkime të gabuara, si dhe 553 për shkelje të tjera të ndryshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nga sot, 5 shërbime te reja doganore përmes portalit e-Albania

Nga sot 5 shërbime të reja doganore do të realizohen përmes portalit eAlbania. Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kishte 34...

Ndryshimet klimatike prekin vendin, cilat janë bashkitë ku parashikohen problemet

Tetë bashki në Shqipëri janë përzgjedhur si territore ku parashikohen skenarët më problematikë të lidhura me ndryshimet klimatike. Gjirokastra është njëra prej tyre. Procesi i...

Revolucion absolut tek Manchester United, vetëm tre lojtarë konsiderohen të paprekshëm

Manchester United është i tëri në shitje. Drejtuesit e klubit janë të hapur të shesin shumicën e skuadrës në një fushatë eksplozive shitjesh në...

Gjashtë muaj në mision, tre astronautë kinezë kthehen nga hapësira

Kapsula e kthimit e anijes kozmike të drejtuar nga Kina, me tre astronautë, arriti në vendin e uljes Dongfeng në rajonin autonom të Mongolisë...

Protesta para Bashkisë së Tiranës, Argita Malltezi i bashkohet qytetarëve

Ashtu si edhe në protestat e mëparshme të zhvilluara nga opozita para Bashkisë së Tiranës, Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha ka...

Lajme të tjera

Web TV