Erdogan konferencë me Ramën: Jemi dy popuj vëllezër, do të rrisim bashkëpunimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan në konferencën për shtyp pas takimit me Kryeministrin e Shqipërisë u shpreh se në takim është biseduar për rritjen e bashkëpunimit.

“Unë jam shumë i kënaqur që pres sot në Ankara Kryeministrin Rama dhe delegacionin e tij. I uroj mirëseardhjen. Shqipëria është vend mik, vëlla dhe aleat. Jemi dy popuj vëllezër. Gjurmët e historisë sonë të përbashkët shekullore gjenden kudo, në çdo cep të Shqipërisë. Frymëzuar nga historia e lashtë ne e konsiderojmë detyrë ta forcojmë këtë lidhje.

Me rastin e kësaj vizite ne sapo kemi nënshkruar deklaratën e ndërtimit të e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të nivelit të Lartë, që do të intensifikojë marrëdhëniet tona në çdo fushë. Shqipëria sapo ka përfunduar me sukses presidencën e OSBE dhe që nga janari ka marrë presidencën e BISEK.

Shqipëria përjetoi 2 tërmete të mëdha në shtator dhe nëntor 2019, që lanë pas shumë dhimbje. Ne mobilizuam të gjitha mjetet në dispozicion të popullit shqiptar. Përveç kësaj vendosim të ndërtojmë 522 njësi banimi për vëllezërit shqiptarë. Shpresojmë që të përfundojë ndërtimi në gusht dhe tua dorëzojmë vëllezërve tanë ne nevojë. Ky do të jetë simbol i marrëdhënieve tona. Ne jemi investitori më i madh i huaj në Shqipëri. Më shumë se 600 kompani turk ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri. Bashkëpunimit ekonomik ne do t’i japim, një dimension tjetër. Xhamia e Plumit në Shkodër që do të restaurohet nga drejtoria e fondacioneve, shpresoj që ky projekt të filloj pranverën e ardshme. Një nga pikat kryesore, ishte lufta kundër terrostisit, ne bashkohemi që FETO përbën një kërcënim për 2 vendet, nuk do lejojmë që FETo të hemojë marrëdhëniet mes dy vende dhe Turaia do jetë pranë Shqiprisë. Fondacioni i Marfit, që ka marrë unfiversitetin e New York bashkë me Universitetin e Stambollit dhe hedhin bashkë hapat, janë rreth 100 student, dhe me këtë kemi hedhur një hap shumë të rëndësishëm. Dua që të uroj zgjedhjet e 25 prillit të jenë të dobishm për Shqipërinë dhe popullin shqiptar”, tha Erdogan.

Lexo edhe :  Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kur Presidenti Nikson zbriti në Moskë: Vizita nën hijen e dorëheqjes

27 qershor 1974 Nga Leonard Veizi Mbi pistën e lagësht të aeroportit Vnukovo, era e stepave solli një qetësi të ftohtë...

Pasagjeri mbipeshë nxirret zvarrë nga avioni pasi kërkoi ulëse më të gjerë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një fluturim të linjës ajrore “Thai Lion Air” nga Bangkok, ku një pasagjer mbipeshë është nxjerrë zvarrë...

FSHF “hap thesin”, akordon 3 milionë euro për Superioren dhe Kategorinë e Parë

Federata e Futbollit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit profesionist në vend, duke vendosur për një rritje të konsiderueshme të...

Sot, vala e të nxehtit afrikan arrin pikun, çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

Vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë Mesdheun, ku termometri është duke shënuar deri në 40 Gradë Celsius. Sipas metorologëve i nxehti ka...

Çifti i njohur përballet në gjykatë për kujdestarinë e vajzës/Kujt i mbetet përgjegjësia?

Një dokument i publikuar së fundmi nga Arbenita Ismajli në Instagram ka tërhequr vëmendjen e publikut: në të, vajza e saj Nina figuron me...

Lajme të tjera

Web TV