Ish-ministri i LSI-së kalon te PS: Nuk ka nevojë për eksperimente politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish ministri i Drejtësisë i LSI-së, Nasip Naço ka kaluar te Partia Socialiste. Naço e njoftoi largimin nga LSI, duke e cilësuar ish-partinë e tij një eksperiment politik, në krah të ministrit Blendi Klosi gjatë ceremonisë së hedhjes së kryqit në Berat.

Të ardhmen e shoh te PS”, është shprehur ndër të tjera ai. Ndërsa sipas Klosit, në qarkun e Beratit, PS synon të fitojë 5 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Sot në këtë ditë të shpreh qëndrimin tim që do të vazhdoj të jem në krah të të majtës progresiste. Berati dhe Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente politike, – tha ai. – Kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI.

Kontributi ka qenë modest, por përkushtimi ka qenë tepër i madh për të ecur përpara. Sot jam me zotin Klosi dhe do të jem në të ardhmen me zotin Klosi. Pse u largova?

Shqipëria nuk ka nevojë më për eksperimente politike dhe njerëz që janë vasalë të dikujt tjetër. Ka nevojë të përfaqësojë një pjesë të elektoratit”, u shpreh Naço./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV