Kosovë-Shqipëri sigurojnë 1 milionë vaksina nga Pfizer, pjesa tjetër nga BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në muajt janar-shkurt, Shqipëria dhe Kosova pritet të sigurojnë nga 500 mijë vaksina secila me kontraktim të drejtëpërdrejtë me kompaninë Pfizer. Pjesa tjetër për plotësimin e nevojave do të mbërrijnë nga BE.

Nga Fernada Cenko

Kosova dhe Shqipëria kanë siguaruar 1 milionë dozat e para të vaksinave nga kompania amerikane Pfizer. Fillimisht kjo u lajmërua nga kryeministri Rama, pikërisht në ditën e parë të vitit, ndërsa dje ministri i Shëndetësisë së Kosovës dha lajmin e mirë se 500.000 vaksina do të mbërrijnë në muajin shkurt edhe në Kosovë. Në 1 Janar Kryministri Edi Rama lajmëroi që në javën e tretë të muajit janarit do të mbërrijnë në Shqipëri 500.000 dozat e para të vaksinave. Ajo që deri tani dihet me siguri është se në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, nën sloganin “Shqipëria buzëqesh” po bëhet gati për të vaksinuar tre kategoritë e para: mjekë dhe infermierë, policia si dhe mësuesit. Ndërsa pjesa e mbetur do të jetë për moshat mbi 75 vjeç.

Kryeministri Rama tha se vaksinimi i pjesës tjetër të popullësisë do të jetë me dëshirë, dhe është falas. “Dozat e para, gjithsej 10,750, do të mbërrijnë në Shqipëri “në fillim të javës së tretë të janarit”, tha Rama, ndërsa dozat e tjera “gjatë muajit shkurt”, ku një pjesë do të shkojnë për të vaksinuar edhe mjekët që ndodhen në frontin e parë të luftës me virusin në Kosovë.

Ndërsa nga Kosova, lajmi i mirë ka ardhur dje. Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, në postimin e tij në Facebook, shkroi se konfirmimi për marrjen e vaksinave erdhi të martën nga përfaqësuesit e kompanisë amerikane Pfizer. Ministri nuk ka njoftuar një datë se kur do të fillojë shpërndarja, por shkroi se vaksina kundër COVID-19-ës do t’u jepet falas qytetarëve. “Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, Ministria e Shëndetësisë ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre”, shkruan Zemaj në Facebook.

Më herët, për mediet vendase, Zemaj ka thënë se kontingjent i parë i vaksinave anti-Covid mund të vijë në Kosovë gjatë muajit shkurt. “Krahas kësaj, Kosova do të marrë nga mekanizimi COVAX edhe 360,000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës”, shkroi ministri Zemaj në faqen e tij sociale.
Kosova dhe Shqipëria përveç se kanë siguruar paraprakisht një milion doza vaksinash në këto dy mujat e parë të 2021, pritet që nga vendet e bashkimit Europian të vinë tepricat e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ende nuk është e sigurt “kur” dhe “sa” do të mbërrijnë, por sipas qeverive, është e sigurt që një milion shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë do të mbërrijnë në muajt janar dhe shkurt.

Roli i COVAX për vaksinat
COVAX është një iniciativë e udhëhequr nga Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që synon shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19-ës edhe në vende më të varfra. Nisma COVAX synon të blejë dy miliardë doza të të gjitha vaksinave potenciale kundër COVID-19 prej kompanive të ndryshme farmaceutike deri në fund të vitit 2021 dhe t’i bëjë ato të disponueshme për të gjitha vendet në botë. Vendet më të fuqishme të botës kanë bërë donacione të shumta për nismën COVAX, ku Bashkimi Evropian do të japë 400 milionë euro. Shqipëria është bërë pjesë e kësaj nisme në shtator ndërsa Kosova ka aplikuar për sigurimin e vaksinave në COVAX më 7 dhjetor.

Lexo edhe :  Mitsotakis pro integrimit të Shqipërisë në BE, por me një kusht

Italia shpik vaksinën e saj kundër COVID-19, efektiviteti: 92.5%
Shkencëtarët italianë kanë shpikur një tjetër vaksinë kundër koronavirusit, e cila sipas tyre ka një efektshmëri prej 92.5 për qind. Mediat italiane bëjnë me dije se vaksina kundër Covid-19, e cila quhet GRAd-CoV2 bëhet vetëm një dozë, ndërkohë që bëhet e ditur se nga testimet që janë bërë tek 100, 45 njerëz të cilët kanë qenë vullnetarë, vaksina ka krijuar anti-trupa tek 92.5 %. Ndërkohë drejtori shkencor i Spallanzani, Giuseppe Ippolito, i cili ka dhënë detaje për vaksinën që e re ka thënë se vaksina nuk ka dhënë efekte anësore negative, sakaq shton se në provat e bëra ajo ka krijuar antitrupa 28 ditë pas injektimit.

“Vaksina GRAd-CoV2 jepet në një dozë të vetme dhe nuk ka pasur ndonjë efekt serioz negativ në 28 ditët e para pas vaksinimeve, një rezultat edhe më i mirë se vaksinat e Moderna dhe Pfizer që patën efekte anësore. Kulmi i prodhimit të antitrupave në 4 javë mbetet konstante dhe vaksina është një dozë e vetme “, tha Spallanzani, Giuseppe Ippolito. shkencëtarët presin rezultatet e fazës së dytë dhë të tretë klinike, sakaq Presidentja e kompanisë ‘ReiThera’, e cila ka shpikur vaksinën, Antonella Folgore, deklaroi se synimi i tyre është të prodhojnë 100 milion doza në vit. Vaksina është e qëndrueshme në një temperaturë midis 2 dhe 8 gradë, dhe sipas tyre është shumë më e lehtë për t’u ruajtur se ajo e Pfizer. Italia është një nga vendet evropiane më të godituara nga Covid-19, ku që prej fillimit të pandemisë deri më tani kanë humbur jetën 75,680 persona dhe janë infektuar 2,166,244 të tjerë.

Rritet sërish kurba e Covid-19, 660 raste të reja dhe 11 humbje jete

Kanë shënuar një rritje të ndjeshme shifrat e koronavirusit në vend, gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orë kanë humbur jetën 11 pacientë, si dhe kanë rezultuar pozitivë 660 persona. Lidhur me situatën, MSH iu bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë me përpikmëri rregullat për frenimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm. Sipas Ministrisë, “Në 24 orët e fundit janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 35,551 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar”. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 3424 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë.

Të fundit

Do të moderojë “Big Brother VIP Fan Club”/ Këshilla e Enxhi Nasufit për Heidi Bacin

Në emisionin e mëngjesit në “Top Albnia Radio” është folur për moderimin e “BIG BROTHER Fan Club” që do...

Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike (vape-s)...

Kokëfortësia e dilemës evropiane

Dremush Shasha Dje liderët e Bashkimit Evropian takuan liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot do të vazhdojnë samitin e BE-së me diskutimin rreth mbështetjes së...

Begaj: Sfida e medias, përballja me fake news! Përdorni pushtetin me përgjegjësi

Në pritjen e organizuzar me përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Bajram Begaj e cilësoi rolin e medias si kontributore dhe thelbësore...

SPAK, ditëlindje mes sfidash/Aktualisht ka 2 çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV