Përpjekjet për të shpëtuar martesën nuk funksionuan, Kim dhe Kanye drejt divorcit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kim Kardashian dhe Kanye West duket se po shkojnë drejt ndarjes. Mes thashethemeve të shumta, raportohet se ylli televiziv ka marrë në konsideratë divorcin nga reperi pasi përpjekja e tyre për të shpëtuar martesën nuk ka bërë përparim. Burimi theksoi se Kardashian “është ndjerë e mbingarkuar duke u përpjekur të kujdeset edhe për reperin”.

“Ajo e di se çfarë është e mira për fëmijët e tyre, kështu që nëse gjërat do të mbaronin do të dëshironte që të ndaheshin miqësisht në mënyrë që të bashkëprindëronin sa më mirë të jetë e mundur.“, tha një burim pranë Kardashian.

“Kanye dhe Kim janë përpjekur të shpëtojnë martesën e tyre, por ka qenë e vështirë nga mënyra se si ai vepron. Ajo është e përqendruar në rritjen e fëmijëve dhe sigurimin e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm.”, shtoi më tej burimi.

Ndërkohë, një burim tjetër tha për Entertainment Tonight se Kardashian dhe West – të cilët kanë jetuar të ndarë në California dhe Wyoming nuk po bëjnë asnjë përparim në përpjekjen për të shpëtuar martesën. “Si çift duket se marrëdhënia ka mbaruar. Çifti është përpjekur të punojë në marrëdhënien e tyre për një kohë tashmë, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në të njëjtën faqe.“, tha burimi.

Ka qenë një vit i trazuar për çiftin, të cilët ndajnë katër fëmijë. Para se kandidimi i diskutueshëm dhe i pasuksesshëm i West për president të mbaronte në nëntor, dyshja tashmë ishin duke punuar në raportin mes tyre, pas shumë deklaratave të bëra nga reperi në Korrik.

Marrëdhënia e tyre u trondit kur West, i cili ka qenë shumë i hapur në lidhje me luftën e tij me çrregullimin bipolar, vuri në shënjestër gruan e tij dhe vjehrrën Kris Jenner në një seri tweets, duke pretenduar se ata u përpoqën ta mbyllnin në një spital.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV