Elona Gjebrea: Nëse fitojmë zgjedhjet, Biden do ta ftojmë të vizitojë Tiranën

Deputetja e PS dhe anëtarja e Komisionit të Politikës së Jashtme Elona Gjebrea deklaron se nëse PS fiton mandatin  e tretë, do bëj çmos  që të realizojë një vizitë presidenti i ri i sapo zgjedhur i SHBA Joe Biden. Këtë deklaratë ajo e  bëri për gazetarin Roland Qafoku në HARD TALK.  Sipas saj, një vizitë e Biden në Tiranë do ishte një shenjë mirënjohje për atë që ai ka bërë për çështjen shqiptare. Gjebrea ndau me publikun edhe një takim që ka pasur  me Joe Biden 4 vjet më parë në New York kur ajo ishte zëvendësministre  e Brendshme./Fjala.al/Ke.Ba