Ruçi: Shqipëria, krenare për partneritetin strategjik me SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u ka dërguar letra urimi udhëheqësve të rinj të zgjedhur të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pasi i uron për zgjedhjen apo rizgjedhjen në detyrat e larta në Senat dhe Dhomën e Përfaqesuesve, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizon se “Shqipëria është krenare dhe e përkushtuar për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një Amerikë më e fortë është garanci për një botë më të mirë, më të sigurt dhe më të drejtë.”

Kryetari Ruçi shpreh gjithashtu bindjen se nën lidershipin e udhëheqësve të rinj, “Kongresi i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të kontribojë në mbështetje të bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe ShBA, zhvillimit dhe integrimit europian të Shqipërisë si edhe dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili do të mundësojë njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve si edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.”/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV