Votimi elektronik, PD dërgon dy propozime!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një shkresë me dy sugjerimet e saj për qarqet ku kërkon të aplikohet projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik. Burime bëjnë me dije për ABC se qarqet e propozuara nga PD janë Fieri dhe Korça.

“Z. Komisioner. Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2646. datë 28. 12.2020 mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 Prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, ju bëjmë me dije se opinioni i Partisë Demokratike është që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të realizohet në qarqet Fier dhe Korçë”, thuhet në shkresën e dërguar nga PD që mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, Gazment Bardhi.

Ndërkohë burimet thonë se PS nuk ka dërguar asnjë propozim pas kërkesës së kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi, por paraprakisht thonë për ABC se janë të hapur për të pranuar propozimet e dërguara nga Partia Demokratike.

Celibashi në kërkesën e tij, theksoi se projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave, pikë kjo e dakordësuar në Këshillin Politik. Për të vendosur se në cilat zona zgjedhore do zbatohet projekti pilot për të mundësuar numërimin dhe votimin elektronik, do duhet konsensusi i palëve politike.
l.m/Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Formula 1, makina shpërbëhet si të ishte prej kartoni

Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna,...

Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshinë pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara nga...

‘SPAK kontrolloi disa lokale para zgjedhjeve’/Kandidati socialist në ‘telashe’nga hetimet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një analizë të thelluar mbi zgjedhjet e fundit, duke theksuar se procesi nuk...

Shpallja e rezultatit për Qarkun e Lezhës, Noka dhe Balla përplasen fizikisht

Numërimi i fundit i votave të diasporës për Qarkun e Lezhës në Parkun Olimpik në Tiranë ka sjellë jo vetëm ankth e pasiguri mes...

Nga numri i telefonit te analizat, informacionet që nuk duhet të ndajmë me Chat GPT

Inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i vlefshëm për ne gjatë përditshmërisë, por megjithatë rekomandohet që duhet të kemi kujdes në përdorimin e...

Lajme të tjera

Web TV