Brivio “braktis” Moto GP, shtegton nga motori i “Suzuki”-t, tek makina e “Renault”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Davide Brivio largohet nga projekti “Suzuki” në Moto GP, për të marrë drejtimin e ekipit të “Renault” në Formula 1. Njeriu vendimtar në suksesin e Suzukit dhe atë të Joan Mirit në sezonin e kaluar, tashmë do të jetë shefi i ri i Fernando Alonsos.

Ishte një mundësi që ishte përfolur për disa ditë dhe tashmë është një realitet. Davide Brivio merr drejtimin e skuadrës “Alpine Renault” në Formula 1 dhe lë postin e tij si menaxher i “Suzuki Racing” në MotoGP.

Skuadra japoneze e ka bërë zyrtare largimin e italianit, gjë që e ve automatikisht atë përpara një sfide të re, për të gjetur zëvendësuesin e tij. Në këtë mënyrë, njeriu vendimtar në suksesin e “Suzuki”-t, i cili ka ndihmuar për ta shpallur Joan Mirin “kampion bote” në Moto GP, bëhet shefi i ri i Fernando Alonsos. Ky është një vendim i drejtpërdrejtë është marrë nga presidenti i “Renault Group”, Luka de Meos, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Brivio, për një kohë të gjatë tashmë.

Prandaj, ai donte t’i besonte atij projektin e ri “Alpine”, i cili, në fund të fundit, kërkon rilindjen e markës së diamantit, për shkak të emblemës së “Renault”, në Formula 1. Brivio ende nuk ofron detaje për detyrën e re, por ai i bën të qarta arsyet e largimit të tij nga “Suzuki”. “Një sfidë e re profesionale, një mundësi e re, të cilën kam vendosur ta pranoj, – ka deklaruar ai.

“Ishte një vendim i vështirë, veçanërisht të largohesha nga grupi përrallor i njerëzve me të cilët kam punuar te “Suzuki”, – ka vijuar ish-drejtuesi i skuadrës japoneze që shijoi një triumf të dyfishtë në Moto GP këtë sezon. – Ndihem i trishtuar për këtë, por nga ana tjetër kam një motivim të madh për këtë sfidë të re. Diçka që ka qenë thelbësore kur unë duhej të zgjidhja midis rinovimit të kontratës sime me “Suzuki” ose fillimit të një eksperience krejtësisht të re.”

Lexo edhe :  Asllani huazohet tek Torino, Interi i gjen pasuesin në Francë

l.m/Fjala.al

Të fundit

Banditët me Maska të Medias

Nga Ermal Mulosmani Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë, është mbipopullimi i saj me gazetarë të vetëquajtur...

U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

Që nga shfaqja e saj e parë në Shqipëri në vitin 1979, mushkonja aziatike tigër (Aedes albopictus) është përhapur më tej në veri, duke...

Para se të shpërthejë debati i pashmangshëm për policinë në karnavalin e Notting Hill

Si një ish-polic i kthyer në komedian, bëj shaka mbi punën dhe përpiqem ta shpjegoj atë. Por ekziston një hendek i madh mes asaj...

Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga...

Skema Kombëtare, Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

Në Kavajë “Sacro e Profano” është një nga agroturizmat më të rinj në zonë, një investim i kuzhinierit Xhovani Ziu, i cili pas shumë...

Lajme të tjera

Web TV