Moti i keq/ Ekonomi takon drejtorët rajonalë: Koordinim në evidentim të problematikave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke marrë shkak nga situata me reshjet në vend dhe parashikimet për përmbytje në vend, mbrëmjen e djeshme në Ministrinë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) u zhvillua takimi me Drejtoritë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit (DRUK), si institucionet përgjegjëse të infrastrukturës ujorë në vend.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të ministres Ekonomi thuhet se gatishmëria e sistemit, ishte kryefjala e takimit dhe si hapi më emergjent në përballimin e kësaj situate mbetej koordinimin me strukturat e tjerë përgjegjëse si Prefekturat, Bashkitë dhe Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Për momentin është shumë e rëndësishme që hidrovoret në mbarë vendin të furnizohen pandërprerë me energji elektrike dhe DRUK të koordinohen në evidentimin e çdo problematike që vjen nga vështirësitë e motit dhe të adresohen pa humbur kohë.

Në fjalën e saj ministrja Ekonomi riktheu në vëmendje turin e takimeve të javës së parë të punës, me detyrat përkatëse që u lanë për çdo rajon që infrastruktura e hidrovoreve, kanaleve të para dhe sistemi i kullimit të jetë në gjendje të përballojë këtë periudhe intensive reshiesh. Komunikimi do të vazhdojë dhe gatishmëria e strukturave në terren do të jetë maksimale“, thuhet në njoftim./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama: Një tjetër ‘mur kinez’ ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

Vijon në të gjithë vendin puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret. Lirimi i...

Napoli merr masa pas dëmtimit të Lukakut, piketon sulmuesin e ri

Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të...

Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashme pritet...

Sulmi ndaj produktit vendas, ku është shteti?

Në Shqipëri, çdo herë që bujqësia dhe blegtoria ngrenë kokë, mediat e paguara nxjerrin “skandale” të rreme. Mjafton një lajm i fabrikuar, një video...

Djali i Orwell-it: “Ferma e Kafshëve”, puna në ekip e prindërve të mi

Në 80 vjetorin e satirës klasike Richard Blair për rolin që luajti nëna e tij në zhvillimin e fabulës politike të vitit 1945 – dhe...

Lajme të tjera

Web TV