Moti i keq/ Rama vjen me urgjencë nga Greqia, mblidhet Komiteti Ndërministror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq ka kthyer kryeministrin Edi Rama në Shqipëri. Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile u mblodh pasditen e së premtes për situatën e përmbytjeve në vend, me praninë edhe të Ramës, i cili sapo u kthye nga vizita në Turqi dhe Greqi.

Rama u shpreh se gjatë dy ditëve, ka qenë zëvendëskryeministri Braçe ai që ka menaxhuar situatën.

Braçe u shpreh se menaxhimi i kaskadës së Drinit ka qenë optimal deri tani, ndërsa theksoi se reshjet e shiut kanë qenë intensive në të gjithë territorin.

“Menaxhimi i Kaskadës së Drinit ka qenë optimal deri tani. Kjo është arsyeja që deri sot kemi një situatë të kontrolluar plotësisht në kaskadën e Drinit. Kryetarët e bashkive në të gjithë zonën janë mbledhur çdo ditë dhe po kontrollohet situata në këto territore”, tha Braçe.

Zëvendëskryeministri theksoi se asnjë person nuk është i rrezikuar nga prurjet e lumenjve.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Rama takime në Burrel: Dibra do jetë metropol! Fjala ‘çyryk’ ka mërzitur ca burra

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi sot (2 maj) takimet elektorale, duke u zhvendosur në qarkun e Dibrës,...

Tërmeti i fuqishëm godet Argjentinën, paralajmërim për cunam

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter, goditi zonën detare rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del...

Gjermania e shpall AfD-në grup ekstremist të krahut të djathtë

Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani e ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) organizatë ekstremiste të krahut të djathtë. Agjencia, e quajtur Zyra...

“S’do ketë më investitorë strategjikë”, Lapaj takohet me njësitë e biznesit në Vlorë

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në njësitë e biznesit në Vlorë. Lapaj theksoi...

Çfarë ndodhi? SHBA heq dorë, nuk do të jetë ndërmjetëse në bisedimet Ukrainë-Rusi

Shtetet e Bashkuara nuk do të veprojnë më si ndërmjetëse në negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, ka konfirmuar Departamenti i Shtetit, duke...

Lajme të tjera

Web TV