‘Shkak i divorcit të Kim dhe Kanye’, flet grimieri i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh në mediat rozë është duke qarkulluar lajmi se Kim Kardashian dhe Kanye West janë divorcuar për shkak të një mashkulli.

Sipas thashethemeve reperi është ai që po planifikon të divorcohet nga ‘femra më e dëshiruar në planet’, pasi e tradhtoi Kim-in me grimierin e njohur amerikan.

Ndërkohë, Jeffree Star ka reaguar në lidhje me këto thashetheme. Jeffry postoi një video në kanalin e tij të YouTube, të cilës i vendosi titullin “Sqarimi i situatës me Kanye”, në të cilën ai i quajti akuzat “budallalliku më i madh që kam lexuar ndonjëherë gjatë gjithë jetës sime”.

Në fillim të videos ai u shfaq në garazh teksa shihte meme për të dhe Kanye. 35-vjeçari thotë: “Unë u zgjova dhe telefoni im po plaste dhe unë që po mendoja se çfarë skandali po ndodhte? Sinqerisht nuk kisha asnjë ide.”

Jeffree, i cili aktualisht jeton në Casper, Wyo., tha se ka marrë pafund mesazhe, telefonata dhe kërkesa për prononcim nga mediat në lidhje me thashethemet.

Më pas i mohoi kategorikisht akuzat se ka fjetur me Kanye. “Unë jam beqar. Unë nuk jam duke fjetur me askënd,”-rrëfen ai. “Më pëlqejnë burrat shumë të gjatë. Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë, dhe e gjithë kjo është me të vërtetë qesharake.”

Nga ana tjetër, dy ditë më parë Kim u fotografua duke dalë nga makina e saj teksa ra në sy fakti se ajo e mbante në gisht ende unazën e martesës.

Të fundit

Cilat vende kanë pensionet më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Evropë, sipas raportit të OECD-së “Pensionet në një...

Antimafia italiane trajnime Policisë shqiptare për krimin me kriptomonedha

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Gjeneral Lejtnant Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Policisë së Shtetit, ku...

Shok skuadre me mbrojtësin e Shqipërisë/ Serbia përjashton zyrtarisht nga lista lojtarin

Serbia ka publikuar listën përfundimtare me 25 emra që do të udhëtojnë drejt Tiranës. Janë katër futbollistë të larguar nga lista e mëparshme me...

Besiktas i vendos çmimin Muçit, shqiptari “joshet” nga Serie A dhe Bundesliga

Vendosi rekord në klub si një nga blerjet më të shtrenjta në histori, por e ardhmja e Ernest Muçit është gjithnjë e më larg...

I nxehti ekstrem ‘zgjeron’ hartën/ Ja kur do të ndalet rritja e temperaturave

Nga maji i vitit 2024 deri në maj të vitit 2025, rreth 4 miliardë njerëz, ose gati gjysma e popullsisë së botës, përjetuan të...

Lajme të tjera

Web TV