Vjosa del nga shtrati, në Lezhë përmbytet një lagje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshje shiu me intensitet të lartë kanë përfshirë vendin tonë prej dy ditësh dhe kanë shkaktuar problemet e para. Në Vlorë dje u përmbytën disa lagje, ndërsa sot bëhet me dije se lumi Vjosa ka dalë nga shtrati pranë Urës së Mifolit.

Lumi ka arritur lartësinë e ujit 6.3 metra, dhe nëse reshjet vazhdojnë dhe sot, pritet që Vjosa të shkaktojë probleme në gjithë fshatrat përreth.

Gjithashtu, për shkak të reshjeve me intensitet të lartë probleme ka dhe në qytete të tjera të vendit. Në Lezhë lagja “Besëlidhja” është përmbytur nga vërshimi i ujit, i cili ka hyrë në blloqet e pallateve.

Dje, Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Qeverisë, ministrive përgjegjëse, prefekturave dhe bashkive në zonat me rrezikshmëri të lartë përmbytjeje, të marrin në konsideratë disa paralajmërime serioze të IGJEUM.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Ish-futbollisti “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen, nuk pendohem!

"Çekiçi 14", Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama...

Stuhia e dëborës godet Australinë!

Disa qytete në Australinë lindore janë mbuluar nga reshjet e dendura të dëborës, ndërsa moti i keq goditi kontinentin gjatë fundjavës. Autoritetet njoftuan se reshjet...

Fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Spiropali: Shkupi të reagojë!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të egra antishqiptar që u hodhën në Kumanovë, gjatë ndjeshjes së Basketbollit...

Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Të gjithë maturantët, të cilët duan të vijojnë studimet e larta në universitete, sot, 3 gushti është afati i fundit që të aplikojnë për...

Spanjë, rrëzohet avioni privat, policia nis kërkimim për dy persona

Autoritetet spanjolle po vazhdojnë prej morësh kërkimet për dy pasagjerët e një avioni të lehtë me dy vende, i cili u rrëzua në det...

Lajme të tjera

Web TV