Zgjedhjet/ Votim dhe numërim elektronik për dy qarqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste dhe Demokratike janë dakordësuar që të zhvillohet projekti pilot në dy qarqe të vendit për numërim dhe votim elektronik në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Palët aprovojnë Korçën, por ndahen mes Tiranës dhe Fierit për zonën e dytë. KQZ pritet të vendosë se cili qark apo bashki do të përzgjidhet

Nga Fernada Cenko

Shpeshherë në prag zgjedhjesh, tendenca e partive politike është të fus në fjalorin zgjedhjor numërim dhe votimin elektronik, por asnjëherë nuk ka mundur ta implementojë as edhe si projekt pilot. Kësaj radhe Partia Sociaslite dhe Partia Demokratike duket se janë të vendosur për ta filluar një projekt pilot në këto zgjedhje të përgjithshme.

Katër muaj para zgjedhjeve, PD dhe PS nuk po bien dakord se ku do të zhvillohet ky projekt pilot dhe do bëhet në rang qarku apo në bazë bashkie. Pajisjet që do të mundësojnë për herë të parë votimin dhe numërimin elektronik në Shqipëri, Partia demokratike i sugjeron PD-së të vendosen në qendrat e votimit të qarqeve Fier dhe Korçë.

Korça qëndron si variant dhe për socialistët, por në vend të Fierit propozojnë Tiranën si bashki, pasi si qark e tejkalon numrin e zgjedhësve, limit ku duhet të aplikohet kjo teknologji si projekt pilot. Të dyja forcat politike bien dakord për Korçën, ndërsa për Fierin dhe për disa njësi administrative në Tiranë do të rishihet në ditët në vazhdim. Sa i përket zonave në Tiranë, socialistët zgjedhjen ia ka lënë në dorë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Propozimet e PD mbajnë firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të selisë Blu, Gazment Bardhi ndërsa PS ka zgjedhur përfaqësuesin e tyre ligjor, Eridian Salianjin. Vendimi përfundimtar për zonat ku do implementohet votimi dhe numërimi elektronik do merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ konfirmon se procedurat për realizimin e projektit pilot do të jenë të ndara nga ato të të identifikimit biometrik, për të cilën deri më tani është përgjigjur vetëm një kompani.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda një jave do të vendosë mbi kompaninë që do të merret me implementimin e teknologjisë në zgjedhje. Ditën e martë, KQZ njoftoi se nga gjashtë kompani që treguan interes, vetëm ajo angleze “Smartmatic” aplikoi në tenderin e shpallur për identifikimin, votimin dhe numërim elektronik në disa zona pilot të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kompania me seli në Londër ka kërkuar afro 20 milionë euro pa TVSH për të mundësuar ndërtimin dhe zbatimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve. Sipas KQZ, procesi është në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit, vlerësimit të ofertës, si dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania për demonstrim. Por kush është kompania kaq e përfolur?

Sipas deklaratave në mediat e huaja kjo kompani gjatë zgjedhjeve presidenciale në Amerikë është akuzuar nga avokatët e presidentit Trump për manipulim në zgjedhje. Pas këtyre deklaratave, kreu i “Smartmatic” reagoi menjëherë përmes një deklarate publike në mediat amerikane, duke i quajtur këto akuza të rreme pasi nuk ka asnjë provë që i vërteton ato. Ndërkaq kujtojmë këtu se, “Smartmatic” është themeluar nga venezueliani Antonio Mugica me profesion inxhinier elektrik. Më pas pajisjet e kësaj kompanie u përdorën në Venezuelë gjatë periudhës 2004-2017.

Në vitin 2014 bashkë me britanikun Lord Mark Malloch-Broën ata ngritën kompaninë SGO me qendër në Londër me objekt kryesor të punës teknologjinë në zgjedhje përmes votimit elektronik me pajisjet e “Smartmatic”. Por që në vitet e parë “Smartmatic” nuk është mirëpritur nga garuesit në zgjedhje, pasi u vu nën akuzë për mashtrime elektorale në zgjedhjet parlamentare të Venezuelës të vitit 2017 e si pasojë mori vendimin të ndërpresë aktivitetin në këtë vend. Dy ditë pas këtyre zgjedhjeve, “Smartmatic” deklaroi se regjimi Venezuelës kontrollonte trupën elektorale duke manipuluar të paktën 1 milion vota.

Gjithsesi përfaqësuesit e kompanisë thonë se në këto vite puna e saj ka ndihmuar qindra milionë votues në të gjithë botën duke numëruar elektronikisht 4 miliardë vota me efikasitet dhe transparencë. Ndërsa bëjmë me dije se, kjo teknologji e re votimi është përdorur në zgjedhjet për parlamentin europian në Estoni, Belgjikë dhe Bullgari përfshi zgjedhjet në Filipine në 2018 e ato të vitit 2017 në Itali dhe Argjentinë.

Veliaj: KQZ-ja duhet të qartësojë vendimin për procesin e rindërtimit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se nuk duhet të veprohet me dy standarde lidhur me procesin e rindërtimit dhe strehimin e të gjitha familjeve që u prekën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se KQZ-ja këtë duhet ta qartësojë njëherë e mirë këtë çështje. “Është shumë e rëndësishme që të kalojmë nga një KQZ që bën analistin, në një institucion serioz, që nuk bën analiza që kalojnë mbi ligjin. Ka ligj për pushtetin vendor. Ka ligj mënyra se si funksionojmë. Ka ligj që kërkon që t’i bëjmë këto punë,” tha ai.

Lexo edhe :  Vota e diasporës/ Celibashi: KQZ po punon për të realizuar të gjitha sfidat

Veliaj i ka kërkuar Bashës që meqë nuk po ndihmon në proces të paktën ta lejojë bashkinë të bëjë punën e vet. “Kam një sfidë për Partinë Demokratike dhe ata të SHQUP-it: nga ana tjetër e kësaj kodre, i biri i botës mori katër vila. Falë një për familjet e prekura nga tërmeti! Nëse nuk di të japësh, nëse nuk ke zemër për të ndarë për të tjerët, nëse nuk dëshiron të drejtosh duke dhënë shembullin personal, atëherë rri urtë, lëri të tjerët të punojnë dhe mëso si punohet!

Ajo që po ndodh me kakofoninë e një vendimi të KQZ-së është shqetësuese sepse nuk mund të ketë dy rregulla: një për këtë anë të kodrës, ku jetojnë fukarenjtë, dhe një për anën tjetër të Farkës, ku jetojnë pasanikët. Pra, ky vendim i KQZ-së i lejoka pasanikët të marrin katër vila në vit pandemie dhe tërmeti, por nuk lejon që t’u jepet çelësi i shtëpisë familjeve që u prekën nga tërmeti. Kjo s’ka logjikë! Ligji është një për të gjithë”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se është detyrë e kryetarit të bashkisë të kujdeset për ecurinë e punës dhe procesit të rindërtimit, por sipas tij, këtë nuk e kuptojnë ata që deri dje, kur kishin të njëjtën detyrë, fjetën gjumë 4 vjet. “KQZ-ja s’mund të jetë tryezë analistësh, por duhet t’i bëjë të qarta rregullat. Fakti që dikush para nesh, kur ishte kryetar bashkie fjeti gjumë, nuk do të thotë që gjumi duhet të bëhet i detyrueshëm për të gjithë. Nëse dikush do të flejë, le të flejë! Por, nëse dikush do të punojë dhe i hanë duart për punë, le të punojë! Si mund t’i thuhet dikujt mos puno 4 muaj?!

Është detyrë e kryetarit të bashkisë të inspektojë punimet, të mbarojë procesin e rindërtimit. Është detyrë e kryetarit të bashkisë të bëjë shkolla, të mbjellë pemë! Nuk mund të thuhet se meqë njëri nuk di të luajë, të mos luajë askush tjetër. Është si ato lojërat e fëmijëve – kur njëri nuk di të luajë, i vjen e ëma dhe u thotë të tjerëve, lëreni ta prekë edhe ky topin. Mirë, po e lëmë ta prekë topin, po e lëmë edhe portën bosh, por u bënë 4-5 palë zgjedhje që ky del huq dhe nuk bën gol. Se ky nuk di të bëjë gol as me portën bosh! Meqë ky s’di, të tjerët nuk do luajnë hiç? Pra, nuk do punojë asnjë, meqë ky do të flejë gjumë? Ka ardhur koha të bëhemi seriozë!”, theksoi Veliaj.

Aleatët në opozitë: “Po negociojmë me PD për listat”

Në kampin opozitar kanë nisur negociatat e ethshme, mes kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe aleatëve për pozicionin që këta të fundit do të kenë në listën për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Këto ditë në selinë blu është diskutuar për vendimin final që do të merret për formulën e koalicioneve dhe për pozicionin që do të kenë aleatët në lista. Sipas kryetarit të LZHK, Dashamir Shehi, formula e koalicioneve është një vendimmarrje që i takon Lulzim Bashës. Ndërsa për demokristianin Nard Ndoka, marrëveshja mes PD dhe aleatëve është në fazën finale.

“Po diskutojmë formulën e koalicionit me PD. I takon Bashës të vendosë për koalicionet”, tha Shehi. “Po diskutojmë në nivel teknik dhe politik. Jemi në fazën finale për marrëveshjen”, u shpreh Ndoka. Pritet që lista e kandidatëve për deputet të mos ketë shumë surpriza sa i përket aleatëve. Ata do të jenë në listat e Partisë Demokratike. Këtë deklaratë Dashamir Shehi e mbështet në një marrëveshje të vitit 2019, kur opozita dogji mandatet. Sipas saj, Basha u ka premtuar aleatëve se ata do të marrin vendet që kanë pasur në zgjedhjet e ardhshme. Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka kërkojnë që Lulzim Basha të ftojë në koalicionin opozitar edhe partitë që janë krijuar si fraksion i krahut të djathtë.
l.m/Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1...

Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg

Tregjet e Krishtlindjeve, koncertet e Vitit të Ri, ceremonitë fetare të festave dhe ato për Jubileun, që hapet mbrëmjen e 24 dhjetorit. Sulmi në Magdeburg ka...

FOTOT/ Masakra në Magdeburg, gjermanët zhvillojnë homazhe për viktimat

Qindra njerëz, përfshirë përfaqësues të ekstremit të djathtë, u mblodhën në Magdeburgo 24 orë pas sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve, i cili shkaktoi...

Legjenda e Hip-Hopit bëhet pjesë e shtëpisë së BBV: Dua koncerte dhe femra!

Banori i dytë i spektaklit televiziv “BBVA4”, është reperi i njohur, Arban “Bani” Përlala, më mirë i njohur me pseudonimin e tij G-Bani (Xhi...

“I thashë Bashës kujdes me deklaratat”/Xhaferaj: Mazhoranca i bleu zgjedhjet 10 ditë para

Deputeti Ferdinand Xhaferaj solli në “Off the Record” një rast të regjistruar gjatë fushatës elektorale, ku eksponentë të PS shkonin shtëpi më shtëpi dhe...

Lajme të tjera

Web TV