Presidenti Trump pranon humbjen, dënon dhunën në Kapitol

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump të enjten dënoi mbështetësit e tij të dhunshëm që sulmuan Kapitolin të mërkuren dhe pranoi humbjen ndaj rivalit të tij demokrat, Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Në një video-mesazh të ri, Presidenti Trump tha se tani që Kongresi ka certifikuar rezultatet, “administrata e re do të inaugurohet më 20 janar” dhe “fokusi i tij tani kthehet në sigurimin e një tranzicioni të qetë dhe rregullt të pushtetit”.

Ai gjithashtu foli kundër dhunës në Kapitol, duke e quajtur atë një “sulm të neveritshëm”. Presidenti Trump tha se ishte i “zemëruar nga dhuna, si dhe shkelja e ligjit dhe rendit”.

Zoti Trump nuk foli mbi rolin e tij në nxitjen e dhunës. Por ai u tha mbështetësve të tij se, ndërsa ai e di se ata janë “të zhgënjyer”, ai dëshiron që ata ta dinë se “udhëtimi ynë i jashtëzakonshëm sapo ka filluar.”

Kjo përbën një ndryshim qëndrimesh për zotin Trump, i cili është përballur me thirrje në rritje për dorëheqje ose shkarkim nga detyra pas trazirave të dhunshme të së mërkures në Uashington. Presidenti Trump për dy muaj ka këmbëngulur se ai i kishte fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, të shoqëruara me manipulime dhe parregullsi, pa dhënë prova.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer i bënë thirrje Nënpresidentit Mike Pence të heqë nga detyra Presidentin Trump në bazë të amendamentit të 25-të të Kushtetutës, i cili lejon anëtarët e kabinetit të rrëzojnë një president kur konsiderohet i paaftë për postin./VOA

Të fundit

Akuza për korrupsion, sot gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez

Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, i...

3 biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë

Komunikimi i rregullt dhe i hapur rreth nevojave, dëshirave, preferencave apo kufijve seksualë është çelësi për të një marrëdhënie të shëndetshme dhe të plotësuar....

Tirana binjakëzohet me Venecian/ Veliaj: Fillojmë një histori të re bashkëpunimi

Kjo e diel ka shënuar një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Venecias. Në një ceremoni të veçantë u bë binjakëzimi mes...

Takimi në Athinë/ Rama preku jo vetëm qeverinë por edhe opozitën

Analisti Skënder Minxhozi e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Greqi si një sukses të tijin si politikan. Në një intervistë...

Grabiti makinën e dy italianëve, Ervis Myrtaj dyshohet si autor i 2 vjedhjeve të tjera!

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Ervis Myrtajn, i cili dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash dhe sendesh personale,...

Lajme të tjera

Web TV