HEC-et në kuotat maksimale, drejtori i KESH: Situata nën kontroll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet intensive të shiut kanë bërë që dy prej hidrocentraleve të kaskadës së Drinit të jenë pranë kuotave maksimale duke detyruar KESH-in që të nisë shkarkimet. Sipas të dhënave të Korporatës Elektro-energjitike Shqiptare niveli i ujit në hidrocentralin e Vaut të Dejës shkarkimet totale janë 500 m3/s nga portat e shkarkimit dhe 420m3/s nga prodhimi i turbinave, ose rreth 30% e prurjeve natyrore në lumin Drin.

Niveli i Ujit në këtë hidrocentral është 75,5 metra nga 76 metra që është maksimumi. Drejtori i Korporatës Elektro-nergjitike Shqiptare Benet Beci deklaron se shkarkimet aktuale nuk ndikojnë në përmbytje ,ndërsa janë të shqetësuar për reshjet që priten të dielën dhe të hënën.

Prurjet janë 3 mijë metra kub në sekondë në gjithë kaskadën, nivel shumë i lartë, ditët e mëparshme kanë qenë 4200 metra kub në sekondë, është një nga nivelet më të larta historike të prurjeve në një kohë kaq të shkurtër.

Jemi përgatitur gjatë gjithë kohës edhe gjatë dhjetorit që ta menaxhojmë këtë situatë që ka ardhur, besoj e kemi në kontroll të plotë situatën sa i përket shkarkimeve nga kaskada”, është shprehur ai.

Situata paraqitet e vështirë edhe në hidrocentralin e Komanit i cili është në kuotën 174. 4 metra , ndërsa kuota maksimale e këtij HEC-i është 176 metra. Ndërkohë Fierza ka arritur në nivelin e 280 metrave ose rreth 16 metra larg pikës maksimale. Sipas drejtorit të KESH prurjet në kaskadë kanë arritur nivelin më të lartë historik.

Ajo që ka rëndësi është pjesa e Vaut të Dejës, që është impakt direkt në zonë, janë shkarkime krejt minimale, janë shkarkime të punës normale të turbinave të prodhimit, edhe në Vaun e Dejës dhe Koman, në Fierzë nuk po prodhojmë, po mbajmë kuotat për të mbushur rezervat për më tej. Shkarkimet nga portat e Zadejës është një shkarkim krejtësisht rregullator, që nuk ka asnjë lloj impakti mbi përmbytjet. As në Obot në asnjë pjesë tjetër.

Ulja e nivelit të Bunës në Dajc edhe në urën e Bahlcallëkut është ulur që mbrëmë, pjesa e Obotit s’ka lidhje me shkarkimet është histori e përhershme që menaxhohet e mesa di unë ka shkuar deri në nivelin e oborreve dhe jo më tej. Meraku që kemi është e hëna, e diela në darkë fillon një sasi reshjesh rreth 40 mm deri të hënën në mëngjes, ku ne po mundohemi të krijojmë rezervë, me pak shkarkime në Vaun e Dejës kemi mundësi të menaxhojmë dhe situatën e të hënes.

Kam shumë shpresë që të jemi në një situatë që s’do ngarkojmë me asnjë impakt të keq sa i përket kaskadës.

Motit nuk i dihet por ne mendojmë që e kem i situatën nën kontroll duke u nis që këto janë raste shumë ekstreme për ata që e dinë në historinë e reshjeve 4200 ne nuk mbajmë mend prurje për kaskadën, jam i kënaqur të them që për momentin e kemi situatën, shpresojmë ta mbajmë kështu më tej”, tha Beci./Fjala.al

Të fundit

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose...

Lajme të tjera

Web TV