Ministri Peleshi në Obot: Niveli i ujit është ulur, jemi në gatishmëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi duke folur nga Oboti i njësisë administrative Ana e Malit tha se nuk do ketë shkarkime pavarësisht se ka prurje të mëdha.

Duke kryer inspektime në këtë zonë, ai thotë se pozitive është ulja me disa cm e nivelit të ujit dhe se po menaxhohet mirë Kaskada. Ai thotë se deri më 11 janar do të ketë intensitet të lartë të reshjeve.

Gjithashtu ministri Peleshi shprehet se trupat e emergjencave civile janë në gatishmëri, dhe janë angazhuar trupa të Forcave të Armatosura.

Kam marrë një informacion që këtu në fshatin Obot, përsa i përket sipërfaqes nuk kemi tërheqje të ujërave. Jemi në një sipërfaqe të ulët në nivelin e detit. Pozitive është që kemi një ulje të lehtë të nivelit disa cm. Era që po fryn po na ndihmon dhe po përshpejton çuarjen e ujërave drejt detit. Një gjë tjetër pozitive është ulja e intensitetit të reshjeve. E rëndësishme është që të mos kemi përmbytje në Shkodër dhe gjasat janë që do arrijmë ta evitojmë. Reshjet do të shtohen por ne po bëjmë një menaxhim të mirë të kaskadës.

Sot komunikova me drejtorin e KESH-it. Fierza po punon me dyer të mbyllura. Në Vaun e Dejës ka shkarkime normale. Shpresojmë që të mos përkeqësohet më shumë situata. Ne jemi në gatishmëri. Drejtori i Emergjencave Civile ka qenë prezent në çdo moment. Janë dhjetra trupa të Forcave të Armatosura në terren. Kemi rezultate të mira të prurjeve në krahasim me vitet e kaluara.

Ditën e djeshme kishim rreth 4200 metër kub për sekond. Përpara 10 vjetësh është përmbytur e gjithë Shkodra me vetëm gjysmën e këtyre prurjeve. Ne jemi të gatshëm për evakuim. Dje kemi bërë disa evakuime. Kemi 260 persona nga Forcat e Armatosura në dispozicion. Mbi 1200 trupa të angazhuar”, tha Peleshi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çfarë po paralajmëron Trump? Disa deklarata duken si kërcënime

Donald Trump po rrit presionin ndaj vendeve partnere për të përshpejtuar arritjen e marrëveshjeve tregtare, ndërsa afati i pezullimit...

Trashëgimia kulturore në Gjirokastër, nën kërcënimin e zjarreve

Zjarret e verës përbëjnë një rrezik serioz për monumentet e kulturës dhe objektet e trashëgimisë kulturore në Gjirokastër. Krahas vëmendjes së shtuar për parandalimin e...

A e shkakton stresi vërtet kancerin?

Studimet sugjerojnë një korrelacion, por edhe kufizimet e këtyre hulumtimeve Ngjarjet e rënda jetësore, aksidentet, ndarjet dhe traumat serioze, shpesh ndodhin në vitet menjëherë para...

SHBA-BE, nis tensioni për tarifat! Europianët janë më të irrituar se kurrë

Negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për çështjen e tarifave doganore po përballen me pengesa serioze, për shkak të paqëndrueshmërisë në qëndrimet...

Deficiti tregtar në shënjestër/ Shtëpia e Bardhë fut në “luftë” negociatash 90 vende

Këshilltari i tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro, ka deklaruar se negociatat për marrëveshje të reja tregtare janë duke ecur me sukses, në...

Lajme të tjera

Web TV