Ndërtimi i spitalit në Fier, Rama: Javën tjetër nis puna, qeveria turke do e ndërtojë për 3 muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ndodhet sot në Fier dhe bashkë me kryebashkiakun Armando Subashi dhe ministren Manastirliu, kanë nisur punën për gjetjen e një vendi të përshtatshëm për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit.

Kryeministri i bëri të ditur Subashit se të hënën vijnë personat përgjegjës nga Turqia dhe i kërkoi kryebashkiakut të Fierit që atyre të mos iu mungojë asgjë. Rama kërkoi që një skuadër prej tre personash të ngrihet në Bashki dhe të nxirren të gjitha lejet e nevojshme.

Kushti parësor që duhet të ketë vendi ku do të ngrihet Spitali Rajonal i Fierit, sipas Ramës, është që të jetë në anë të autostradës.

“Duhet urgjentisht të përcaktojmë një vend domethënës për Spitalin Rajonal të Fierit, që do i shërbejë jugut të Shqipërisë dhe jo vetëm. Nuk është vetëm ndërtim, por dhe transferim teknologjie.

Për një periudhë kohe do administrohet nga burimet njerëzore të sistemit shëndetësor të Republikës së Turqisë. Menaxheri, shefi i burimeve njerëzore, shefat e pavioneve do jenë të Turqisë.

Spitali do jetë publik, pjesë e rrjetit të spitaleve publike. Do shërbejë me të njëjtat standarde në aspektin financiar. Për një periudhë kohe do të bëhet në këtë formë deri kur të transferohet komplet tek mjekët tanë.

Duhet të përcaktojmë me urgjencë zonën, e cila duhet të jetë domethënëse, në anë të autostradës, jo larg nga ajo. Duhet të ketë patjetër akses në infrastrukturë, ujë dhe drita. Javën tjetër fillon puna. Të hënën vijnë njerëzit e ngarkuar për këtë punë, për matjet, projektin po e bëjnë gati.

Do ju vëmë në shërbim gjithçka, asnjë zvarritje. Kjo është detyra jote (i drejtohet Subashit). Kjo punë duhet bërë sa hapë e mbyll sytë. Duhet të ngresh këtu një skuadër me tre veta që të merren vetëm me këtë punë. Nuk kanë punë ata të vijnë të kërkojnë na duhet kjo e ajo. Këto do i bëjmë ne. Ministrja ka caktuar një person vetëm për Fierin, këtë punë do e bëjmë me sukses”, u shpreh ndër të tjera Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri?

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV