“Ndihmë, gomonia po mbytet”, si u shpëtuan sirianët që u nisën drejt Italisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kontrollet për shkak të përmbytjeve në orët e fundit në vend kanë zbuluar një bazë klandestinësh sirian në Vlorë. Rreth 50 persona janë ndaluar nga policia në afërsi të fshatit Poro, buzë lumit Vjosa.

Ka qenë një telefonatë në sallën e policisë Vlorë ku një person ka kërkuar ndihmë. “Gomonia po mbytet, ndihmë”, ajo ka zbuluar klandestinët sirianë.

Pas kësaj telefonate, strukturat e Vlorës së bashku me rojen bregdetare janë vendosur në lëvizje duke shkuar në drejtim të grykëderdhjes së Vjosës dhe shpëtuar gomonen me 50 klandestinët sirianë.

Operacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuimin e personave në bord, u krye në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë.

Personat në bord, mes tyre gra e fëmijë në gomone, u evakuuan nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe transportohen në drejtim të Triportit, Vlorë.

Struktrurat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim të migrantëve në rrugë detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV