Shqiptarët presin më shumë se një vit për orar për vizë në ambasadat gjermane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritje më shumë se një vit për të marrë një orar për vizë në ambasadat gjermane në Shqipëri, Serbi e vende të tjera.

Pritjet e gjata për të marrë një orar në ambasadën gjermane me qëllim aplikimi për marrjen e vizës bashkimin familjar trajtohen nga mediat gjermane pas një kërkese të partisë E Majta në Ministrinë e Jashtme në Berlin. Agjencia e lajmeve, afp thekson, se në ambasadat gjermane në Shqipëri, Serbi, Pakistan dhe Marok njerëzit presin më shumë se një vit vetem për të marrë një orar për vizë. Po kjo vlen edhe për afganët dhe njerëzit në Indi që kërkojnë bashkimin familjar. Të dhënat vijnë nga përgjigjja e Ministrisë së Jashtme në Berlin pas kërkesës së grupit parlamentar E Majta në Bundestag, njofton edhe grupi mediatik Funke Mediengruppe.

Për t’u bashkuar me familjen në Gjermani, të huajt duhet të aplikojnë për një vizë në vendin e tyre. Kjo vlen si për prindërit e refugjatëve minorenë dhe partnerin apo partneren e një refugjati që ka ndërkohë një leje qëndrimi në Gjermani. Edhe të huajt që duan të bashkohen me partnerin apo partneren gjermane kanë nevojë për një vizë nga ambasada në vendin origjinë.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e shpjegon këtë “kohë pjesërisht shumë të gjatë” me kufizimet për shkak të pandemisë së Coronës. Shpërthimi i pandemisë e ka kufizuar „për fat të keq aftësinë punuese të sektorëve të vizave”, thuhet. „Disa sektorë vizash duhej madje të mbylleshin për një kohë më të gjatë, mes tyre ambasadat në Teheran, Kiev, Kajro, Islamabad dhe Manila.”

Partia opozitare E Majta e ka kritikuar mënyrën veprimit të qeverisë gjermane për dhënien e orareve për viza për bashkimin familjar. Koha e pritjes është „në mënyrë të padurueshme e gjatë, në disa vende thjesht e papranueshme”, thotë deputetja e majtë, Gökay Akbulut. Që para pandemisë koha e pritjes ishte disa mujore. “Sipas meje është një trajtim i pabarabartë i padurueshëm, nëse në dhënien e orareve për forcat e kualifikuara ka një kufizim ligjor me tre javë, familjarët më të afërt shpesh duhet të presin një gjysmë vit apo një vit vetëm për të aplikuar për kërkesën e bashkimit familjar”, tha Akbulut, sipas afp./DW

Të fundit

Digjen të gjalla bagëtitë në Delvinë, pronari akuza shtetit: Fshati Kopaçez është bërë hi

Pamje të trishta vijnë nga fshati Kopaçez i bashkisë Delvinë, ku shihen bagëti që digjen të gjalla nga zjarri. Pronari...

Zhduket 48-vjeçarja në Tropojë, policia arreston burrin! Dyshohet se…

Një 58-vjeçar është arrestuar në Tropojë. Kapja e tij erdhi pas hetimeve si pasojë e një denoncimi se bashkëshortja e tij ishte larguar nga...

Mbrëmja e fundit e një mbreti: Rënia e Farukut dhe fundi i një dinastie

Në verën përvëluese të 26 korrikut 1952, ndërsa flluskat e protestës dhe urrejtjes ndaj aristokracisë mbushnin rrugët e Kajros, Mbreti Faruk I i Egjiptit...

“Mumja” e Leninit ndan Putinin dhe Kishën Ortodokse, revoltohet politika ruse

Një dokumentar i ri me titullin “Mumja” po krijon polemika të forta në Rusi. Filmi, i mbështetur nga Kisha Ortodokse Ruse dhe patriarku Kirill,...

Von der Leyen dhe Trump në “garë me kohën” për të shmangur një përplasje globale

Pas javësh negociatash intensive mes ekipeve teknike dhe politike, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, takohen nesër...

Lajme të tjera

Web TV