Studimi, simptoma edhe 6 muaj pas infektimit për të prekurit me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre të katërtat e njerëzve të rikuperuar nga koronavirusi vazhduan të kishin të paktën një simptomë të sëmundjes për të paktën gjashtë muaj.

Kjo u zbulua nga një studim i ri i publikuar në revistën shkencore “The Lancet”, bazuar në 1,700 ish-pacientë të spitalit Jin Yin-tan në Wuhan, qyteti kinez nga filloi pandemia.

Në shumicën e rasteve (63%) bëhej fjalë për lodhje dhe dhimbje muskulore, pastaj pagjumësi (26%) dhe në fund ankth dhe depresion (23%).

Ky është rezultat i një studimi të ri shkencor kinez, më i madhi i këtij lloji deri më tani, i cili konfirmon se shpesh, “njerëzit e infektuar me Covid, nuk shpëtojnë lehtë prej virusit”.

Në studim, u zbulua se 76% e pacientëve kishin një ose më shumë simptoma gjashtë muaj pas diagnozës fillestare të infeksionit.

Simptoma më e zakonshme është lodhja ose dobësia e muskujve (në 63% të pacientëve, pra pothuajse dy nga tre pacientë), ndërsa vështirësia për të fjetur ishte për 26% ose një në katër) dhe ankthi ose depresioni (në 23%). Këto janë simptomat që raportohen më shpesh.

Pacientët, të cilët u shtruan në spital në një gjendje më serioze dhe kishin nevojë për oksigjen ose provuan edhe intubimin, gjashtë muaj më vonë kishin dëmtime më të mëdha të mushkërive dhe vështirësi në frymëmarrje (përkatësisht 29% dhe 56% e pacientëve), si dhe probleme me veshkat (13% pacientët).

Studimi, lë gjithashtu të hapur pyetjen, se sa e mundshme është një ri-infeksion, duke pasur parasysh se studimi ka gjetur tek pacientë të infektuar më parë, nivele më të ulëta të antitrupave neutralizues pas gjashtë muajsh (reduktim me 53%, pra më shumë se gjysma), krahasuar me fazën akute fillestare të infeksionit.

Lexo edhe :  Gert Bogdani do të festonte sot 45-vjetorin e lindjes, mesazhi prekës i bashkëshortes

Mbetet në pikëpyetje të madhe, se sa kohë mund të zgjasë faza e rimëkëmbjes pas një infeksioni serioz.

“Për shkak se Covid-19 është një sëmundje kaq e re, ne vetëm tani kemi filluar të kuptojmë disa nga efektet e saj afatgjata në shëndetin e pacientit. Analiza jonë tregon se shumica e pacientëve vazhdojnë të përjetojnë me të paktën disa nga efektet e koronavirusit pas daljes nga spitali, veçanërisht ata që kanë pasur një infeksion serioz”, tha Bin Kao, një profesor i pulmonologjisë dhe kujdesit intensiv në Universitetin Mjekësor, Peoki në kryeqytet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV