“Në Vjosë situata e stabilizuar!”/ Çuçi nga Ura e Mifolit: Kemi projektin që do shmangë përmbytjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është zhvendosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës në Urën e Mifolit, një nga zonat më problematike në jug të vendit sa i takon përmbytjeve. Ai tha se qeveria ka gati projektin për ndërtimin e një argjinature pre 650 m drejt grykëderdhjes së Vjosës, që do shmang përmbytjet në zonat bujqësore dhe të banesave.

“Shtati i Emergjencës ka qenë 24 orë në gatishmëri me të gjitha institucionet që janë të përfshira në këtë menaxhim të situatës, për fat të mirë sot situata në Vjosë është e stabilizuar,falë disa ndërhyrjeve që ne po i bëjmë nga sipër dhe duke zbritur poshtë, situata po përmirësohet nga vitit në vit, mbetet projektimi i papërshtatshëm i Urës dhe besoj se asaj do ia gjejmë një zgjidhje që ta çlirojmë dhe që sjell problem për përmbytjen.

Falë ndërhyrjeve që kemi bërë dukë filluar nga pjesa e Mallakastrës e deri në Novoselë, ku kemi projektin e fundit për një argjinaturë 650 m drejt grykëderdhjes besoj e situata do të ndryshoj dhe se edhe me këto intensitete do i përballojë që të mos përmbyten tokat bujqësore e aq më pak shtëpitë. Edhe për pjesën tjetër, prefekti më informon që gatishmëria është e plotë, po punohet te pjesa delikate”, tha Çuçi.

Të fundit

Ilir Meta fton Grida Dumën në burg: Do kalojmë bukur!

Pasi u mor i pandehur, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një reagim të gjatë në Facebook flet për...

Berisha pas humbjes në zgjedhje/ U kërkoj shqiptarëve të kenë durim, tani fillon lufta!

Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato që i cilëson dokumente që vërtetojnë se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kanë...

‘5D’/ GJKKO dënon me burg drejtoreshën Deborah Keçi dhe disa zyrtarë të Bashkisë

Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg drejtoreshën Deborah Keçi, për çështjen 5D. Dënimin me burg gjykata ia konvertoi në 16 muaj shërbim...

U dhunua brutalisht nga i dashuri/ Gjendet pa shenja jete 14-vjeçarja

14-vjeçarja Martina Carbonaro, e cila ishte zhdukur që nga 26 maji 2025, u gjet e vrarë brutalisht. Minorenja u gjet e vdekur në një...

Trump provokon pas deklaratës së Mbretit, “nuk heq dorë” nga Kanadaja

Nëse Kanadaja “shqyrton” heqjen dorë nga shtetësia e saj në këmbim të mbrojtjes nga sistemi i propozuar i mbrojtjes nga raketat “Kupola e Artë”,...

Lajme të tjera

Web TV