Sulmi në zemër fatkeqësisht nuk është aq i rrallë për personat mbi moshën 60-vjeç, prandaj është e rëndësishme të dini shenjat paralajmëruese.
Disa sulme në zemër janë të papritura dhe pa paralajmërim, por disa ndodhin më ngadalë dhe kanë shenja paralajmëruese si dhimbje dhe mpirje në pjesë të caktuara të trupit.
Nëse përjetoni këto simptoma, atëherë duhet të telefononi emergjencën:
-Dhimbje gjoksi, ose ndjenja e shtrëngimit në gjoks.
-Mpirje ose dhimbje në shpatull, qafë, nofull ose bark.
-Vështirësi në frymëmarrje.
-Të përziera, djers të ftohta ose trullosje.
-Ka disa simptoma që ndryshojnë mes burrave dhe grave, për shembull për burra, shumica ndjenjë dhimbje gjoksi ose parehati në gjoks.
-Kurse femrat përjetojnë vështirësi në frymëmarrje, të përziera dhe të vjella, ose dhimbje të shpinës ose nofullës.
Minutat kanë rëndësi, prandaj nëse përjetoni ndonjë prej këtyre shenjave, duhet të reagoni shpejt të telefononi emergjencën sepse kjo mund të shpëtoj jetën.