Vaskinimi anti-Covid në Shqipëri/ Pas mjekëve, ja kush e ka radhën për të marrë dozën e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Efektivët e policisë do të jenë të dytët në radhë për të kryer vaksinën anti-covid pas stafit mjekësor në ballë të pandemisë në spitalet Covid. Grupi i parë që do të vaksinohet janë të gjithë ata efektivë policie që nuk kanë kaluar akoma virusin dhe që janë në një grupmoshë që rrezikojnë infektimin. Pas vijës së parë të rrezikut, më tej do të vaksinohen efektivët e tjerë, në raport edhe me mbërritjen e dozave të vaksinave, në javët në vijim.

Burime nga policia bëjnë me dije se tashmë drejtoritë vendore dhe komisariatet kanë përgatitur listat e emrave të policëve që do të marrin vaksinën të parët. Pavarësisht plotësimit të listave, marrja e dozës së vaksinës nuk është e detyrueshme as për Policinë e Shtetit, por në varësi të zgjedhjes personale, njëlloj si grupet e tjera.

Përgjatë 10 muajve të pandemisë së Covid-19, Policia e Shtetit ka qenë në shërbim të qytetarëve për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga mbyllja e muajve prill, maj dhe qershor, por sidomos edhe në muajt e vjeshtës. Si pasojë e virusit janë infektuar një numër i konsiderueshëm efektivësh, ndërsa një pjesë e tyre nuk ia dolën të mbijetonin. Pavarësisht kujdesit të mjekëve në spitalet Covid, 13 punonjës policie fatkeqësisht janë ndarë nga jeta. Koronavirusin përgjatë dhjetë muajve e kanë kaluar edhe drejtuesit kryesor të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve të drejtorive në qarqe.

Mes tyre edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Infektimet në radhët e policisë kanë sjell vështirësi në plotësimin e nevojave në terren, ndërsa për këtë arsye komisariate të ndryshme janë detyruar të bëjnë orë shtesë për punonjësit e tjerë për të përballuar situatën.

Lexo edhe :  Lirimi me kusht i Salianjit/ E percollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më...

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Lajme të tjera

Web TV