Dita e dytë e vaksinimit antiCovid, sot është radha e epidemiologëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa një ditë më parë u injektuan 50 dozat e para të vaksinës antiCovid në vendin tonë, shpërndarja e saj vijon edhe sot.

Mësohet se kryeministri Rama ndodhet sot sërish në stadiumin ‘Air Albania’ për të parë nga afër procesin, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Raportohet se sot do të marrin dozën e parë të vaksinës edhe 50 epidemiologë nga Tirana, Durrësi, Kruja e Kavaja.

Një ditë më parë u vaksinua e para shefja e pavionit të Infektivit në QSUT, Najada Çomo, pas saj kryeministri Rama e më tej mjekët e njohur Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero.

Si është procesi?

Para vaksinimit, qytetari duhet të plotësojë një formular ky duhet të përgjigjet lidhur me disa pyetje, bashkangjitur së cilës ka edhe disa informacione shtesë lidhur me vaksinën. Më pas, pozicionohet në një nga 60 vendet dhe merr dozën e parë.

Pas marrjes së vaksinës është e detyrueshme që pacienti të qëndrojë për 20-30 minuta në monitorim nga ana e bluzave të bardha. Në fund, qytetari duhet të kthehet pas 21 ditësh për të marrë dozën e dytë, për të cilën theksohet se nëse nuk merret vaksina nuk ka efektin që pritet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV