Në Angli zbulohet një monedhë kineze 1.000-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një monedhë kineze e para 1.000 vjetëve u gjet në Angli dhe ky zbulim unik ka ngritur dyshime për mënyrën sesi ka përfunduar në këtë vend.

Tregtia midis Kinës dhe Evropës ishte konsoliduar mijëra vjet më parë. Rruga e famshme e Mëndafshit ishte një rrjet rrugësh tregtare që favorizonin shkëmbimin e mallrave, ideve, por edhe patogjenëve, midis Evropës Jugore dhe Azisë Lindore, përmes Azisë Jugore, Persisë, Gadishullit Arabik dhe Afrikës Lindore. Dihet gjithashtu se Romakët e lashtë, ose të paktën më të pasurit, përdorën mëndafshin nga Perandoria Kineze Han.

Gjetje e çuditshme

Zbulimi në Anglinë jugore i një monedhe kineze që daton më shumë se njëmijë vjet më parë, konsiderohet nga studiuesit si një zbulim i papritur dhe në disa aspekte i habitshëm.

Monedha e bërë nga aliazh bakri dhe me një diametër prej 2 centimetra e gjysmë, u gjet në Buriton, Hampshire, rreth 14 kilometra nga bregu jugor i Mbretërisë së Bashkuar dhe sipas Muzeut Britanik, ishte futur në vend midis viteve 1008 dhe 1016. Ka mbishkrime të gdhendura vetëm në njërën anë dhe në qendër ka një vrimë katrore që lejonte të lidhej, për lehtësi, së bashku me monedha të tjera.

Dyshimi

U tha që zbulimi, për shkak të veçantisë së tij, zgjoi kuriozitet, pasi nuk ka asnjë lajm për gjetje të ngjashme, por mbi të gjitha, një dyshim. Nëse monedha i ka humbur një koleksionisti të kohës moderne apo i ka rënë dikujt shekuj më parë, gjatë Mesjetës? Ka disa arsye pse preferohet hipoteza e dytë.

Monedha u zbulua në një fushë ku kishte shumë objekte të tjera që datojnë që nga Mesjeta (monedha “lokale”, copëza vazosh etj.), Por mbi të gjitha ajo u gjet në të njëjtën zonë ku, në të kaluarën, arkeologët kishin gjetur të vetmen qeramikë kineze të importuar në Mesjetë nga shekulli i 14-të. Është e vendosur afër bregdetit, kështu që është e lehtë të imagjinohet se zona është prekur nga rrugët e transportit me distancë të gjatë.

Lexo edhe :  Zbulohet qyteti i lashtë 3000 vjeçar në Peru, identifikohen rreth 18 struktura banimi

Mund të ketë humbur në Mesjetë

Sipas Caitlin Green, studiuese e historisë dhe arkeologjisë në Universitetin e Kembrixhit, vlen të kujtohet se ka disa prova të tregtisë midis Britanisë së Madhe dhe Azisë Lindore në shekujt 14 dhe 15, me gjurmët e pranisë së njerëzve nga Azia Lindore në Britaninë e Madhe dhe Irlandë.

Monedha, sipas Greenit, mund të jetë humbur nga një prej këtyre njerëzve gjatë një udhëtimi në Angli, rreth vitit 1.300 ose pak më vonë (kur monedha ishte ende në qarkullim). Por do të jetë e vështirë për ta provuar me siguri, veçanërisht nëse kjo monedhë do të mbetet një zbulim unik në Britaninë e Madhe.

Padyshim që ky zbulim tregon që lidhjet shekullore midis Evropës dhe Kinës ishin sigurisht më të gjera nga sa ishte menduar më parë.

Të fundit

Flakët “shkrumbojnë” ullinjtë dhe vreshtat në Belsh! Rrezikohen dhe banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe vreshtari në Fierzë të Belshit. Mësohet se...

Kryeministri Rama kryeson në “Instagram”, hedh nga ‘froni’ çdo personazh VIP…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj....

Vjena është shpallur si utopia e qiramarrësve – ja pse

Justin Kadi Kur bëhet fjalë për shembuj model në debatin për strehimin, Vjena është shpesh një pikë referimi. Kryeqyteti austriak përmendet shpesh në narrativat mbi...

Homazhe për kapitenin Arben Anamali, bashkëshortja rrëfehet mes lotësh: Dhimbje e madhe

Këtë të premte po zhvillohen homazhe në nderim të kapitenit Arben Anamali i cili humbi jetën në ujërat e Liqenit të Shkodrës teksa po...

Kokalari: Disa pyetje që kërkojnë përgjigjie, për flokët e Ervin Salianjit

Ervin Salianji, gjatë kohës që ka qenë në burg, ka mbjellë flokët dhe ka rregulluar dhe hundën. Këto operacione kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh, pasi...

Lajme të tjera

Web TV