“Përmbytjet, reshjet dhe temperaturat”, IGJEUM: Si do të jetë situata në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë , Ujit dhe Mjedisit nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta, por me probleme lokale të përmbytjeve.

Tërheqja e ujit në shtratin natyral të Lumit Buna parashikohet të ndodhë në datën 14 Janar 2021.

Ndërsa pasditen e sotme dhe të nesërme sipas IGJEUM, priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet e vendit, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë 6 /10 gradë celsius në vendet e ulëta, -1 dhe 6 gradë celsius në vendet malore dhe 8/11 gradë në bregdet.

Parashikimi për përmbytje

Nga llogaritjet e IGJEUM, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve. Tërheqja e ujit në shtratin natyral të Lumit Buna parashikohet të ndodhë në datën 14 Janar 2021.

Lumi Vjosa pritet të ketë një rritje sot nga prurjet që vijnë nga jashtë territorit por brenda kuotave maksimale të argjinaturave.

Ditën e nesërme Lumi Vjosa do ketë rënie të ndjeshme të prurjeve.

Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë nivele të larta por nuk priten probleme të shtuara nga përmbytjet.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Reshjet

Sot pasdite (e martë, dt. 12) dhe nesër (e mërkurë, dt. 13) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet e vendit, ndërsa në qarkun e Vlorës reshjet do të arrijnë lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri, lindje dhe juglindje të vendit në lartësitë mbi 400m reshjet do të jenë në formë bore.

Lexo edhe :  Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Temperaturat

Nesër ( e mërkurë, dt. 13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 11 °C, në vendet e ulëta: 6 / 10 °C, në vendet malore: -1 / 6 °C

Era

Sot pasdite ( e martë, dt. 12) dhe nesër ( e mërkurë, dt. 13) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV