Veliaj në shtëpitë e reja në Baldushk: Me dashuri dhe shpresë do mundim ata që përçojnë frikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga fshati Mumajes i Baldushkut, ku vizitoi familjet e Hamid dhe Genc Allmuçës, të cilat kanë hyrë në banesat e reja të rindërtuara pas tërmetit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kujtoi se çfarë ndodhte me zonën e bregut të lumit pak vite më parë, sa herë binte shi.

Përpara 5 vitesh, kur Tiranën e kishin këta që sot bëjnë gam-gam nga Gjiri i Lalzit, përmbyteshin Bregu i Lumit dhe Njësitë 4, 8, 9 e 11. Uji vinte deri te “Siri Kodra” e në Laprakë, kurse Tirana mbante erë. Është shumë kollaj të shash, por është më e vështirë të ndërtosh, të pastrosh, të ndihmosh njerëzit, t’i zhvendosësh në zona që nuk përmbyten, t’i kompensosh edhe për përmbytjet që kanë ndodhur në kohën e atyre të Lalzit.

Por, e rëndësishme është se nuk duhet të harrojmë ku kemi qenë e ku jemi sot. Në këto 100 ditë, mesazhi im është ky: me dashuri dhe shpresë do t’i mundim ata që përçajnë me frikë e mllef. Ne nuk e ndalojmë dot natyrën, por mund të ndalojmë gjumin, përtacinë dhe indiferencën”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se deri në 25 prill beteja zhvillohet mes atyre që japin zgjidhje dhe atyre që flenë gjumë.

Është betejë midis një filozofie që thotë ku ka sfidë duhet të japim zgjidhje – si kryeministri që gjeti zgjidhje me vaksinat e para, apo kur ra tërmeti,ngriti shtetin në këmbë – dhe filozofisë së gjumit, të atij që s’la një gjurmë në Tiranë, nuk bëri një shkollë e nuk nguli një gozhdë. Përballja e madhe është midis skuadrës së shpresës dhe skuadrës së frikës”, tha ai./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Fantazia e re e Berishës: Votat e emigrantëve u mbytën në Adriatik!

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV