Zyliha Miloti, në 75 vjetorin e divës së humorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 61 vite karrierë artistike ka realizuar më shumë se 250 premiera shfaqjeje

Ajo është një aktore e mirënjohur nga Shkodra. Lindi më 11 janar 1946. Sot, me 11 janar 2021, e veçanta, shkolla simbol në krijimin e karaktereve, ajo që në moshën 14 vjeçare, për 61 vite ka krijuar me qindra e qindra role, ajo që vazhdon të rrok dashurinë dhe duartrokitjet e spektatorit, ajo që nuk njeh pleqëri, aktorja e shquar e skenës shkodrane dhe shqiptare, Mjeshtria e Madhe, Zyliha Miloti, feston 75 vjetorin e lindjes.

Teatri Migjeni ka nxjerrë në faqen e tij një kolazh fotosh të artistes Zyliha Miloti për t’i uruar ditëlindjen e duke shprehur dhe njëherë krenari për këtë figurë të papërsëritshme të artit tonë.

Pa i mbushur 14 vjet, kur ishte në klasën e 7-të, u paraqit për herë të parë para publikut si një këngëtare e vogël shumë e talentuar. Mbaroi liceun artistik ”Jordan Misja”, me 1965 për aktore dhe nga viti 1967 e në vijim paraqitet si një nga aktoret më të suksesshme të Estradës Profesioniste të Shkodrës pranë teatrit “Migjeni”.

Zyliha Miloti, numëron me qindra role në karrierën e saj të shkëlqyer ndërsa galeria e personazheve që krijoi dhe eksperienca e saj, bënë që ajo të mbetet një nga aktoret e shquara në skenën e humorit shqiptar. Krijoi figura grash prepotente e zotëruese ndaj burrave, llafazanë apo të llastuara, sikundër edhe femra snobe, malësore disi naive apo “burrnesha”’, zyrtarë e intelektalë të kohës etj.

Në aktrimin e saj, vërehen më pak elementët e groteskut, duke qënë më aktive te një humor me theksa realiste e sjellja sa më pranë modeleve jetësore. E paarritshme në skenë, gjithmonë e respektuar dhe modeste, Zyliha Miloti është një artiste me botë të pasur shpirtërore, në interpretimin e së cilës rrjedh natyrshëm humori shkodran.

Lexo edhe :  SHBA/ Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut

Partnere e parapëlqyer e aktorit të mirënjohur Tano Banushi sikurse edhe e Zef Dedës me të cilin ka luajtur shumë pjesë të shkurtra për estradë (Fotografisti, Në spital, Kunati i shokut Xhemal, Truall i zënë , Toka jonë etj.).

Në vitin 2006 luajti rolin e Gjylit në pjesën “Nje histori e thjeshtë” të Edmond Mehillit,  në teatrin “Migjeni”, me të cilin fitoi çmimin si ”Aktorja më e mirë ”në Festivalin e aktrimit “Apollon 2006”.

Në 40 vite karrierë artistike në Teatrin e Estradës dhe gjatë këtyre viteve ka realizuar më shumë se 250 premiera shfaqjeje.

Në këtë faqe ndiqni një album fotografik të disa roleve të mjeshtres ndër vite.

Të fundit

1945 – San Francisko, Nënshkruhet Karta e Kombeve të Bashkuara

Më 26 qershor 1945, në përfundim të Konferencës së San Franciskos, përfaqësues nga 50 vende aleate që kishin luftuar...

“Nuk e quajta baba”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaron komentet për Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi se e ka quajtur Presidentin Donald Trump “baba” në një intervistë ekskluzive me Reuters. Rutte shpjegoi se...

Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më...

Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

26 qershor 1963 Më 26 qershor 1963, gjatë një vizite historike në Berlinin Perëndimor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, mbajti një nga...

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person që varet nga ju. Keni...

Lajme të tjera

Web TV