Zbardhet Korça, bie dëbora e parë në qytet për këtë vit

Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë mbrëmjen e sotme qytetin e Korçës. Kjo është bora e parë që bie në qytet për këtë vit.

Aktualisht nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve në akset nacionale rrugore.

Firmat kontraktore janë në gatishmëri për pastrimin e rrugëve nga bora. Sipas meteorologëve, reshjet do të vazhdojnë edhe në orët e natës, prandaj autoritetet kanë rekomanduar drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë.

l.m/Fjala.al