Avantazhet nga ndërtimi i Rrugës së Arbrit, flet deputetja e PS Almira Xhembulla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Por nuk  janë  vetëm pjesët infrastrukturore  që sjellin përfitime nga rruga e Arbrit. Sipas deputetes Xhembulla rruga do jetë një nyje që do ta rendisë atë në akset kreysore në të gjithë vendin,  por edhe në rajon. Sipas Xhembullës edhe kalimi drejt Librazhit do të jetë një segment rrugor që do të sjellë shumë avantazhe për vendin.

-Keni një numër banorësh sa u intereson kjo rrugë? Dmth përveç Dibrës? Dibra sa banorë ka afërsisht?

-Bashkia Dibër ka rreth 80.000 banorë e gjithë zona. Llogaritet që në këtë rrugë të përfitojnë rreth 500-600 mijë banorë duke pasur parasysh të gjithë banorët. Është një numër i madh përfituesish.

-A ka studime të tilla që tregojnë se çfarë do sjellë kjo rrugë në aspektin e zhvillimit, jo thjesht zhvillimit ekonomik por të lëvizjes së mallrave dhe tregtisë?

-Të marrim shembullin e Bulqizës që është një ndër prodhuesit më të mëdhenj të kromit, që është një aset  dhe një  burim shumë i rëndësishëm dhe e afron me portin e Durrësit një orë  e gjysmën. Është pa diskutim një rrugë e cila ndihmon shumë tregjet rajonale. I vjen në ndihmë zhvillimit ekonomik dhe gjallërisë së këtyre tregjeve.  Ideja është që përfitojnë qytetarët e Dibrës.

– Shumica e furrave të shkrirjes në Kinë ishin me kromin e Bulqizës. E dëgjoja në Shqipëri por kur isha në Kinë në 2010 kur ma thoshin biznesmenët kinezë mendoja se çfarë bëhej kështu. Domethënë, shumica e furrave të shkrirjes së metaleve atje, punonin me kromin e Bulqizës. Ishte një gjë e jashtëzakonshme.

-Për fat, mesa di ka pasur një ulje të çmimit të kromit por qeveria shqiptare po i vjen në ndihmë me disa lehtësira fiskale investitorëve. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë  që gjatë këtyre viteve, është bërë gati si legjendë që përdoret shumë që kjo mazhorancë nuk ka qenë e vëmendshme dhe nuk e ka çuar shumë vëmendjen në zona si Dibra. Më vjen të theksoj dhe dua të përmend që  investimet në këto zona janë gati 3-fiishuar gjatë kësaj periudhe dhe nëse  marrim sa hymë në qarkun e Dibrës për shembull  që tek tuneli që është në Shkopet, është përmirësuar sinjalistika. Dalim në njësinë administrative të Ulzës që është edhe një nga zonat më turistike të bashkisë së Matit. Mbasi u bë rilindja urbane në këtë njësi administrative të rëndësishme u bë edhe asfaltimi i rrugës. Ajo është kthyer tashmë në një destinacion turistik dhe me planet që ka bashkia e Matit shpresojmë që ajo të jetë një mini-Belsh i zonës  sepse ka Liqenin e Ulzës, infrastruktura është  përmirësuar dhe një investim që pritet të merret për të rregulluar komplet pjesën e një shëtitoreje rreth liqenit dhe disa investime të tjera, aty mund ta kthejmë shumë mirë në një destinacion fantastik turistik. Është bërë rehabilitimi i qendrës së Ulzës, është përfunduar dhe ka disa biznese, disa iniciativa private të cilat kanë një ofertë  të mirë turistike.

Të fundit

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Lajme të tjera

Web TV