Deputetja Almira Xhembulla: Pse PS duhet të fitojë mandatin e tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e partisë Socialiste  Almira Xhembulla deklaron e bindur që PS do fitojë zgjedhjet e  25 prillit dhe do marrë  një mandat të tretë.

-Zonja Xhembulla,  përse PS duhet të marrë një mandat të tretë? Nuk kemi parë një forcë politike të ketë fituar mandatin e tretë.  Përse shqiptarët duhet ta votojnë PS-në për një mandat të tretë?

-Pikërisht sepse PS është e vetmja forcë politike që i vuri qytetarët të parët. Është e vetmja forcë politike e cila nëpërmjet programit të saj, nëpërmjet vizionit të saj, nëpërmjet qasjes ndaj qytetarëve arriti të krijojë besimin te qytetarët shqiptarë dhe nuk i ka lënë kurrë në baltë qytetarët shqiptarë. Nëse i referohemi një mandati 8 vjeçar, PS arriti të krijojë një stabilitet ekonomik, bëri një punë shumë të mirë lidhur me rikthimin e borxheve të prapambetura ndaj biznesit, dhe ndërmori një sërë reformash shumë të rëndësishme dhe shumë të qenësishme për konsolidimin e shtetit shqiptar. Dhe besoj që pikërisht qasja që ka pasur, pjekja që ka pasur për të marrë reforma të rëndësishme si reforma në drejtësi, reforma territoriale, reforma për menaxhimin e territorit, dhe një sërë reformash të tjera në arsim dhe në shëndetësi janë ata garantë që qytetarët duhet të vazhdojnë të kenë besim dhe t’i japin edhe një herë votën PS më 25 prill që të vazhdojë të ecë në këtë rrugë drejt integrimit europian./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV