Deputetja e PS Almira Xhembulla: Ja përfitimet e Rrugës së Arbrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas inagurimit të rrugës së Arbrit distanca nga Tirana në Peshkopi do të bëhet vetëm për 1 orë e gjysmë. Deputetja e PS-së Almira Xhembulla tha se kjo ka qenë një ëndërr e banorëve të kësaj zone që dikur këtë distancë e bënin për 5 orë.

-Çfarë është bërë në zonën e Dibrës gjatë këtyre viteve të qeverisjes së PS?

-Së pari më duhet të pranoj që ndihem me fat që jam deputete e PS, pikërisht në kohën kur rruga e Arbrit po përfundon.

-Kur përfundon, a ka një datë?

-Ne shpresojmë që rruga e Arbrit të përfundojë pothuajse në 90% të saj deri në pranverën e këtij viti ajo të ketë përfunduar.

-Në çfarë muaji konkretisht?

-Ne mendojmë që në 25 prill kjo rrugë të jetë e kalueshme, gjithsesi duke parë intensitetin e punimeve, unë jam vetë besimplotë që do përfundojë.

-Ke kaluar andej besoj, e ke inspektuar.

-Po. Unë kam kaluar aty pothuajse çdo dy-tre muaj dhe shikoj dhe e ndjek ritmin e punimeve.

-Si po ecin punimet?

– Po ecin shumë mirë, po punohet pothuajse në të gjithë rrugën, veprat madhore kanë mbaruar.

-Vepra madhore e keni fjalën për urat.

-Po. Janë vepra arti. Ura e fundit e fshatit Fshat është drejt betonizimit. Pastaj mbetet vetëm shtrimi me asfalt dhe rehabilitimi i disa segmenteve.

-Pjesa e natyrës duhet të jetë e mrekullueshme.

-Po, ka një panoramë të mrekullueshme. Që nga dalja te Shkalla e Tyjanit e deri në fshatin Fshat në Klos është një mrekulli. Futesh në ura, futesh në tunele, është punuar mirë, është një emocion veçanërisht për ne.

-Për sa orë mund të bëhet rruga Tiranë-Peshkopi?

-Besoj se do shkurtohet deri tre herë, një orë e gjysmë mund të jetë rruga.

-Sa bëhej më përpara me rrugën e vjetër?

-Tre orë e gjysmë-katër. U shkurtua pak sepse u bë një ndërhyrje shumë e rëndësishme sa i takon rrugës Klos-Burrel që u rikonstruktua dhe kjo ishte një ndërhyrje tjetër e rëndësishme gjatë këtij mandati.

-Kjo nuk është pjesë e kësaj rrugës?

-Jo, jo.

-Po pse u quajt rruga e Arbrit?

-Është një nga rrugët më të vjetra në histori. Shkon bashkë me rrugën Egnatia. Besoj që janë një ndër rrugët më të vjetra dhe pikërisht sepse karvanët e hershme kalonin në atë rrugë dhe mendoj që kjo është arsyeja që ishte edhe principata e Arbrit dhe besoj që lidhet me këtë./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Lajme të tjera

Web TV