I dha legalizime deputetit për fushatë, KQZ gjobit drejtorin e Kadastrës, me 1.500 lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 1.500 lekë të reja drejtorin e Kadastrës së Lushnjës, Arben Qalliu, pasi i ka dhënë leje legalizimi deputetit të PS Bujar Çela, të cilat ky i fundit i ka shpërndarë në fushatë.

Ky rast është denoncuar në KQZ dhe pas disa mbledhjeve që janë mbajtur, si dhe pas dëgjesave me kreun e Agjencisë së Kadastrës, është vendosur që ky i fundit të dënohet me 1.500 lekë gjobë.

“Vendosa të dënoj me gjobë zotin Arben Qalliu, me detyrë drejtor i drejtorisë vendore Lushnje, në Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në shumë 1.500 lekë (të reja), për shjkelje të nenit 92 të Kodit Zgjedhor. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimeve brenda 3 ditëve nga hyrja në fuqi e tij. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen e KQZ”, u shpreh kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Të fundit

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë...

Aktivizohet një vatër zjarri në Gjirokastër

Një vatër zjarri është aktivizuar rishtazi në njësinë administrative Cepo të Gjirokastrës mes fshatrave Picar dhe Humelicë. Në vendngjarje aktualisht kanë mbërritur të gjithë efektivët...

Zelensky: Jemi në kontakt me SHBA, mund të arrihet një armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se këshilltarët e sigurisë nga Ukraina dhe partnerët e saj zhvilluan një bisedë dje, e cila do të vazhdojë...

Fier, makina del nga rruga, në mjet ndodheshin 4 persona

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier, ku një automjet tip “Benz” ka...

Njeriu i Troplinëve në vilë me pishinë, monitoronte gjithë qytetin

Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i Pojës), është prangosur nga Interpoli...

Lajme të tjera

Web TV