Ulja e temperaturave ka sjellë reshje të tjera dëbore në qytetin e Korçës dhe rrethinat.
Mësohet se disa zona te thella malore, përfshire këtu edhe Goren, Vithkuqin, Moglicën, Lozhan, Mokrën e sipërme, kanë patur probleme me furnizimin e energjisë elektrike.
Trashësia e borës ka shkuar nga 5-10 cm, duke filluar me qytetin e deri në zonën e Dardhës.
Reshjet kanë vijuar deri në 2 të mëngjesit. Akset nacionale janë me prezencë bore. Ulja e temperaturave ka krijuar dhe prezencën e akullit në rrugë.
Sektori i qarkullimit u bën thirrje mjeteve për kujdes dhe të pajisen me gomat e dimrit, si dhe zinxhirë./Bl.Ba/Fjala.al