Leonardo DiCaprio gati të martohet me modelen argjentinase

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leonardo DiCaprio është konsideruar si një ndër meshkujt më tërheqës të Hollywood-it. Beqari famëkeq mund të jetë afër martesës, duke i dhënë njëherë e përgjithmonë fund beqarisë me Camila Morrone. Sipas revistës “Cosmopolitan”, fituesi i çmimit Oscar duket se më në fund ka gjetur lumturinë krah modeles 23-vjeçare me origjinë nga Argjentina.

Leonardo dhe Camila kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjerin prej më shumë se tre vitesh dhe sipas burimeve pranë çiftit, ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. “Camila është vajza e ëndrrave të tij. Ajo është e re, e ëmbël, e thjeshtë, plus që shkon mirë me familjen e tij dhe anasjelltas. Tani ata e njohin mirë njëri-tjetrin dhe gjërat mes tyre duket se funksionojnë në mënyrë perfekte”, tha një burim për ET Online.

Pavarësisht diferencës së madhe në moshë, Camila 23-vjeç dhe DiCaprio 46-vjeç, duket se gjërat mes tyre po shkojnë shumë mirë aq sa beqarit më të lakmuar i është mbushur mendja për të bërë një hap drejt altarit dhe për të krijuar një familje me modelen argjentinase.
l.m/Fjala.al

Të fundit

“Investoni në një Evropë të Lidhur”/Ja data kur do të mbahet Samiti Ekonomik Ndërkombëtar

Një takim që do të mbledhë ndër investitorët më me ndikim në botë, liderë të njohur biznesi, dhe krerë...

BSH: Fitimet e bankave arritën mbi 3.47 mld Lekë

Fitimet e bankave në Shqipëri vijojnë të rriten me ritme të larta, duke reflektuar një situatë të favorshme financiare për sektorin financiar. Sipas të dhënave...

I bëri pritë poshtë shtëpisë, i riu shqiptar plagos oficerin e policisë në Greqi

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi pas plagosi me thikë një oficer të policisë pranë shtëpisë së këtij të fundit. Ngjarja...

E surpriozi me trëndafila nga qielli në Ferma VIP/ Nur zbulon marrëdhënien me Djonisin

Pak ditë më parë, një moment i pazakontë ndodhi në “Ferma VIP” kur një helikopter mbërriti mbi fermë dhe hodhi trëndafila për konkurrenten Nur. Ky...

Planeti në rrezik?! Anija përplaset me Tokën pas më shumë se gjysmë shekulli

jë anije kozmike e epokës sovjetike, e lëshuar më shumë se gjysmë shekulli më parë me destinacion planetin Venus, është rikthyer në Tokë në...

Lajme të tjera

Web TV