Lojërat me dorë, në dorë të Komitetit Teknik të Ekspertëve, flet Zv/Ministrja Rakacolli

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Zv/Ministrja Rakacolli pranon se çështja do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës. Në një bllokim tanimë prej 11 muajsh, e teksa futbolli luhet që nga vera e vitit të shkuar, lojërat me dorë kanë marrë të premten sinjale pozitive për hapjen e “dritës jeshile”. Zv/Ministrja e Shëndetsisë, Prof. Mira Rakacolli, e cila është njëkohësisht edhe Kryetare e Komitetit të Ekspertëve, ka sqaruar për RTSH Sport se kjo çështje do të diskutohet në mbledhjen e radhës. Mundësia e rifillimit të lojërave ka marrë një sinjal pozitiv ditët e fundit, teksa kjo çështje pritet të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Komitet Teknik i Ekspertëve për masat e mbrojtjes nga “Covid-19”.

Në fakt, ngërçi që ka përfshirë lojërat me dorë për shkak të epidemisë së virusit “Covid-19” ka sjellë edhe reagimin e organizmave ndërkombëtarë dhe është “FIBA Evropë”, federata që qeveris basketbollin kontinental, që i ka dërguar ditët e fundit një letër qeverisë shqiptare. Letra e nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i “FIBA Evropës”, Kamil Novak, theksohet se “diskutimet midis sportit dhe qeverisë duhet të shkojnë në të njejtën linjë dhe jo në kahe të kundërta, njëkohësisht kërkohen konsultime dhe dëshirë për mirëkuptuar të dyja palët”.

“Unë e di, se ju do të merrni një propozim të detajuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit, që shoqëron këtë letër”, – thotë më tej zyrtari i koshit kontinental, i cili, më tej vijon: “Do të këmbëngulja që ju dhe kolegët tuaj, ta merrni në konsideratë të lartë përmbajtjen e saj.” Ndërkaq, bashkangjitur me këtë letër, edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, u ka drejtuar një shkresë autoriteteve shtetërore, ku, ndër të tjera, vihet në pah fakti se, për shkak të pezullimit të sportit, Shqipëria u përjashtua nga Evropiani i Femrave.

Lexo edhe :  Te bëhesh doktor i doktorëve!

Ndërsa pjesëmarrja e Kombëtares së meshkujve u reduktua në një paraqitje për të ardhur keq. “Kemi hyrë në muajin e 11-të të moszhvillimit të aktivitetit tonë sportiv, që jo vetëm sjell humbje të mëdha në burime njerëzore, me efekte të jashtëzakonshme financiare, sociale dhe shëndetësore, por ndjell frikë dhe pasiguri për vazhdimësinë”, – thekson ndër të tjera shkresa e nr. 2 të organizmit që qeveris basketbollin shqiptar, që në mbyllje shpreh besimin për një përgjigje pozitive dhe hapjen e dritës jeshile për basketbollin.
Ndërkaq, RTSH Sport ka kontaktuar lidhur me këto dy shkresa me Zv/Ministren e Shëndetsisë, Prof. Mira Rakacolli, e cila është njëkohësisht edhe Kryetare e Komitetit të Ekspertëve. Nëpërmjet komunikimit elektronik, ajo ka sqaruar se këto dy shkresa nuk kanë mbërritur ende në Komitetin Teknik të Ekspertëve.

“Ne kemi patur përpara rreth një muaji një kërkesë, të cilën e kemi shqyrtuar dhe nuk e kem gjykuar të përshtatshme”, – ka pohuar Rakacolli, e cila ka shtuar: “Patjetër që do ta diskutojmë sërish në mbledhja e radhës, që do të mbahet brenda këtyre ditëve në vijim, nën opinionin që shprehet edhe në dy letrat në fjalë.”
Tanimë mbetet të presim mbledhjen e radhës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, për të mësuar nëse do të kemi zhvillime të reja dhe nëse do t’u hapet më në fund “drita jeshile” edhe sporteve me dorë.

Të fundit

Shembet çatia e shkollës, 12 persona dërgohen me urgjencë në spital (Video)

Dymbëdhjetë persona, përfshirë nëntë fëmijë, janë plagosur pasi çatia e një shkolle në Florida u shemb pjesërisht. Incidenti ndodhi në...

Kamioni përplas 65-vjeçarin me biçikletë, mësohet gjendja e tij

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës ku ka mbetur i plagosur një 65-vjeçar. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije...

Ndryshon rregullorja/ Prekjet me dorë të topit, ja kur do të quhet penallti

Prekja e topit me dorë në zonë gjatë viteve të fundit është interpretuar në mënyra të ndryshme dhe ka pasur shumë pakënaqësi, teksa federatat...

Kush janë dy të rinjtë shqiptarë që u vranë me armë brenda makinës së tyre (Emrat+Foto)

Dy persona të moshës 24 dhe 28-vjeç kanë mbetur të vrarë nga një përleshje e armatosur që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në...

Tea dhe Bearti rikthehen në ‘Përputhen’

E papritur, por e vërtetë! Tea dhe Bearti do të rikthehen në “Përputhen”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë autorja e programit, Olsa...

Lajme të tjera

Web TV